Markelian Beqiri, 26-vjeçari që u vur sot në pranga pasi akuzohet se ka plagosur mikun e tij Arni Sulejmani, ngjarja e ndodhur më 9 dhjetor, është shprehur se qëllimi i tij nuk ka qenë ta vriste të riun.
Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Beqiri ka rrëfyer se më 9 dhjetor ka qenë me shokun e tij dhe një mikeshë në hotel kur kanë konsumuar shumë alkool dhe lëndë narkotike.
Për plagosjen ai ka treguar se nuk ka kuptuar asgjë pasi ka qenë i pavetëdijshëm kur është shkrepur arma.
“Nuk kam dashur ta vras Arni Sulejmanin. Unë e kam shok atë. Me 9 dhjetor kemi qenë me një mikeshën tonë në hotel ku konsumuam shumë alkool dhe lëndë narkotike. Isha i pavetedijshem kur arma qëlloi dhe e plagosi ne krah Arnin. Pas ngjarjes u largova nga frika. Sot isha nisur për te ikur ne Dajt për qejf,”- ka thënë Beqiri.
g.kosovari