• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

ARMO, në “lojë” hyn një kompani amerikane nga Teksasi

by
28/09/2015 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kompani amerikane është e interesuar për të blerë kompaninë e përpunimit të naftës ARMO, që zotërohet 85% nga sipërmarrja private ANIKA MERCURIA REFINERY ASSOCIATED OIL dhe 15% nga shteti shqiptar, përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Lajmi është bërë i ditur për Monitor pikërisht nga burime pranë kësaj ministrie.

Monitor ka mësuar se bëhet fjalë për kompaninë nga Teksasi, Henry, e fokusuar në fushën e ndërtimit, sipas faqes së saj zyrtare të internetit. Kompania është e interesuar për bitumin shqiptar, duke qenë se ajo ka interesa ndërtimi në Irak dhe në zgjerimin e kanalit të Suezit. Aktorët e tregut e vlerësojnë një zhvillim pozitiv, nëse kjo kompani  do të hynte në tregun shqiptar.

ARMO ndërkohë është në një situatë tejet të vështirë. Rafineria e Ballshit është mbyllur dhe vlerësohet se ajo nuk është eficiente, ndryshe nga ajo e Fierit që ka ende leverdi.

Në mes të muajit gusht, punonjësit e ARMO-s protestuan përpara ministrisë, teksa kishin dy muaj pa u paguar, ndërkohë që pohuan se drejtuesit e kompanisë azere Heany Assets Corporation, që ka blerë aksionet e Anica Mercuria në vitin 2013 janë larguar. Pak muaj më parë u fol për një kompani zvicerane, që kishte interes për ARMO, ndërkohë që dhe ajo duket se është tërhequr.

Problemi më i madh i ARMO janë borxhet e mëdha që ajo ka. Sipas një raporti të institucioneve shtetërore, në qershor të këtij viti, ARMO kishte aktualisht 207 milionë USD kredi për të shlyer në banka dhe 53 milionë USD në tatime.

Një zgjidhje e përkohshme vitin e fundit u gjet në dhënien e aktivitetit me franshise tek Deveron Advisor Corp që zotëron shoqërinë Oil Albania dhe TPD (Trading Petrol Drilling), që ka me qira rafinerinë e Fierit. Këto kompani,  në gjashtë muajt e parë të këtij viti kishin aktivitet intensiv duke përpunuar naftën e vendit, të blerë nga Albpetrol dhe Bankers, çka rriti dukshëm peshën e naftës vendase dhe ndikoi në uljen e importeve të karburanteve.

Por, burime nga Ministria e Ekonomisë saktësojnë se që nga qershori nuk ka pasur më prodhim të naftës vendase.  Kjo është reflektuar dhe në rritjen e importeve të karburanteve, të cilat në gusht arritën në 54 mijë ton, sipas të dhënave zyrtare nga Doganat, nga nën 30 mijë ton në muaj që ishin për periudhën janar-mars (përkatësisht 18.6, 27.3 dhe 27.5 mijë ton).

Si ndahet mali me borxhe i ARMO, 37 milionë euro ndaj bankave shqiptare

Sipas bilancit të vitit 2013 (bilanci i 2014-s nuk është dorëzuar ende në QKR), pjesa më e madhe e borxhit të ARMO është ndaj bankës FBME dhe palëve të treta, në total rreth 140 milionë euro. Ndaj bankave në Shqipëri, ARMO ka kredi prej rreth 37 milionë euro, pjesa më e madhe e të cilave ndaj Raiffeisen dhe Credins, përkatësisht  rreth 20 dhe 15.6 milionë euro, gjithnjë sipas të dhënave të bilancit 2013.

Shuma që ARMO i ka borxh bankave në Shqipëri është sa 6% e totalit të huasë së keqe që 35 kreditorët më të mëdhenj të këqinj kanë ndaj sistemit bankar. (janë 35 kompani që kanë rreth 60% të totalit të huasë së keqe në vend, me shumën që ata u kanë borxh bankave, që arrin në rreth 600 milionë euro)./Monitor/

Next Post

Rrëfimi/ Michel Houellebecq: Çfarë mendoj për Shqipërinë myslimanët, femrat dhe komunizmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com