Blogerja Armina Mevlani dhe partneri i saj Shkëlzen Berisha kanë disa vite që bashkëjetojnë.
E pyetur për hapa të mëtejshme si martesa apo ardhja në jetë e një fëmije. Armina ka dhënë gjithnjë përgjigje mjaft evazive.
Por një video e postuar prej saj gjatë mëngjesit të sotëm shton dyshimet për një shtatzëni të mundshme. Ajo ka publikuar të gjithë procesin e ardhjes në jetë të një fëmije që nga ngjizja e deri tek lindja e tij.
Të jetë duke paralajmëruar shtatzëninë e saj, apo thjesht planet për të patur një fëmijë së shpejti?/a.m.











