Ishmissi, që sot më së shumti e njohim si Armina e Zenit, tashmë “business woman”, ka organizuar mbrëmjen e së mërkurës një festë prezantuese të linjës më të re që ka mbërritur në dyqanin e saj në Bllok.
Armina Mevlani tregon se ka kaluar mbi dy vjet punë dhe përpjekje për të siguruar ekskluzivitetin e një marke pak të njohur për shqiptarët “Diane Von Furstenberg”, por prestigjioze në botë: “Kjo ka qenë princeshë që ka krijuar linjën e vet të veshjeve.
Ekzistonte në Milano dyqani i vet, dhe në Londër, përveç Amerikës; dhe pas dy vitesh peripeci, vjen në Ballkan, në Shqipëri. Bëhet fjalë për stilisten që kuron pamjen e Kate Middleton” – tregon Mevlani.
Por në atë mbrëmje ajo ka ftuar femrat më të “mbajtura” të kryeqytetit, të paktën sipas asaj. Mikeshat e Arminës kanë pozuar njëra pas tjetrës, së bashku me të. Kush e kush të shkëlqente më shumë… mes tyre ka rënë në sy dhe vajza e Fahri Balliut e cila është dhe mikeshë e çiftit, ZeniArmi, shkruan Dita.












