Armina Mevlani i është kundërpërgjigjur akuzave të ish bashkëshortes së të fejuarit të saj Shkëlzen Berisha. Ditën e djeshme Sadije Berisha në një postim të gjatë në Facebook shkruante se i vjen keq për “disa vajza që kanë ëndërr të meren me burra të martuar dhe të pasur”. Sot, ka qenë armina Mevlani e cila përmes Instagramit i ka kthyer përgjigje Sadijes.
“Një njeri me klas nuk flet kurrë keq për askënd. Mos e prishni bukurinë tuaj me fjalë të shëmtuara, edhe për ato që ndoshta mund ta meritojnë”, shkruan Armina në Instagram.
“Është mirë të sillesh mirë. Pas çdokujt fshihet një histori dhe gjithmonë ka një arsye se përse. Koha do t’i shpjegojë të gjitha dhe do të tregojë se sa të vërtetë janë njerëzit. Bëhu e mirë dhe gjëra të mira do të ndodhin”, shkruan Mevlani.
Në postimin e saj, ajo ka vendosur edhe një thënie në anglisht që thotë:
“I dua vajzat që u bëjnë komplimente vajzave të tjera. Mirëpo, shumë prej tyre mendojnë se ky është rivalitet”.