• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Armiku’ i Kremlinit zbulon jetën në burgun famëkeq të pedofilëve: 5 orë ulur poshtë portretit të Putin duke dëgjuar këngën ‘lavdi për FSB’

by Java News
01/07/2022 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kundërshtari kryesor politik i Vladimir Putin, Alexei Navalny, ka rrëfyer për herë të parë detaje të shkurtra nga jeta e tij e lodhshme dhe stresuese brenda burgut.

Detaji më shokues që Navalny ka ndarë është fakti se atij detyrohet që të ulet nën murin ku është i varur portreti i kreut të Kremlini për orë të tëra dhe të dëgjojë këngët e FSB-së në mënyrë të përsëritur.

Navalny u zhduk papritur nga burgu ku ndodhej në mes të qershorit përpara se të transferohej të nesërmen në një burg famëkeq ku vuajnë dënimin persona me precedentë të rëndë penalë, të njohur kryesisht për përdhunimin e të burgosurve meshkuj.

Ndjekësit e tij u qetësuan kur ai zbuloi në mediat sociale se ishte transferuar në burgun e sigurisë maksimale IK-6 Melekhovo, rreth 250 km në lindje të Moskës.

Dhe tani në një temë me 16 postime në Twitter, lideri i opozitës ka krahasuar fatin e tij me Putinin dhe Dmitry Medvdev, kryeministrin e tiranit.

Duke transmetuar përvojën e tij nga prapa hekurave përmes ekipit të tij të aktivistëve, Navalny tha: “Putin ka ministra të ulur në dhomën e pritjes për gjashtë orë dhe avokatët e mi duhet të presin pesë ose gjashtë orë për të më parë mua.

1 Appeal Hearing Held Over Navalnys 9 Year Sentence

“Unë kam një altoparlant në kazermën time që luan këngë si “Lavdi për FSB-në”, dhe mendoj se po ashtu edhe Putini. Megjithatë, këtu përfundojnë ngjashmëritë. Putini, siç e dini, fle deri në 10 të mëngjesit, pastaj noton në pishinë dhe ha bukë me mjaltë. Por për mua, ora 10 e mëngjesit është drekë. Sepse puna fillon në 6:40 të mëngjesit”, thotë më tej Navalni.

Ai më pas detajoi ditën e tij normale, e cila përfshin 10 minuta për t’u larë në mëngjes e ndjekur nga 20 minuta stërvitje. Më pas ai kontrollohet dhe shoqërohet për në punë ku ulet në një stol “nën lartësinë e gjurit” për shtatë orë duke punuar në një makinë qepëse.

Kjo pasohet nga orët e kaluara ulur në një stol prej druri “nën një portret të Putinit”, të cilit burgu i referohet si “aktivitet disiplinor”.

“Të shtunave të dënuarit punojnë vetëm pesë orë përpara se të dërgohen të ulen sërish në stol”, pretendon ai.

Dhe pastaj në një ditë pushimi, të dielën, administrata e Putinit, për të cilët ai thotë se janë “ekspertë të relaksimit” e detyrojnë atë të ulet në një stol prej druri në një dhomë për 10 orë.

0 Trial Of Alexei Navalny

Duke e konsideruar veten “optimist”, Navalny shton se ai e ka mësuar përmendësh monologun e Hamletit në anglisht për ta recituar atë gjatë punës torturuese. Ai gjithashtu thotë se të burgosurit mund të vdesin lehtësisht nga pneumonia ose të thyejnë qafën duke rënë nga shtrati në këtë burg.

Kremlini e burgosi ​​Navalny në fillim të vitit 2021 pas kthimit në Rusi pasi u helmua me lëndën kimike “Novichok” gjatë një vizite në Siberi në vitin 2020, e cila mendohet gjerësisht se është orkestruar nga Putini dhe miqtë e tij./m.j

Next Post
VIDEO/ Tuneli i Kardhiqit është gati për të shtunën, shkurtohet ndjeshëm distanca me Sarandën

VIDEO/ Tuneli i Kardhiqit është gati për të shtunën, shkurtohet ndjeshëm distanca me Sarandën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë

March 5, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

PD ka humbur sensin e jetës politike

March 5, 2026
Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

March 5, 2026
Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

March 5, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

March 5, 2026
Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

March 5, 2026
Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In