• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Armët pa leje, zanafilla e shumë ngjarjeve të rënda”

by A R
20/02/2022 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 1 mijë e 200 qytetarë u kapën në Shqipëri gjatë vitit 2021 me armë zjarri pa leje.  Në pranga përfunduan adoleshentë, të rinjë, por edhe persona me precedentë penal në fushën e krimeve kundër jetës. Disa prej tyre u justifikuan përballë hetuesve duke thënë se ishin të apasionuar pas armëve, apo që i kishin gjetur ato në ndonjë tunel dhe do i dorëzonin pranë policisë. Të tjerë nuk folën.

Televizioni Klan analizoi 10 dosje penale të Prokurorisë së Tiranës  ku rezulton që armët e sekustruara janë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, herë moderne dhe herë të ndryshkura.

Kryesisht jane pushkë, por edhe pistoleta të ndryshme si “Smith&Ëesson”, BLOË MINI 9, Pistoletë TT,  Zastava, Glock apo Valter. Dënimet e dhëna nga Gjykata për shkak edhe të gjykimit të shkurtuar nuk shkojnë më shumë se 5 vite burg.

Adoleshenti R.LL., po transportonte një armë tip pushkë me fishekë kur u ndalua nga Policia dhe i tha se e kishte gjetur rastësisht kur po lahej në liqen.  Edhe shtetasi Ded Prendi i tha policisë pasi u arrestua se armën e kishte gjetur në një kosh plehrash, teksa rezulton të kishte qëlluar me të disa herë në lagjen 5 maj.

I dënuar për armëmbajtje pa leje me 5 vite burg është edhe shtetasi Gëzim Haroku, në banesën e të cilit u gjet një arsenal i tërë armësh. Nga akt ekspertiza që Tv Klan disponon rezultoi se armët e gjata, përfshi edhe snajper ishin të prodhomeve amerikane, jugosllave, kineze, kroate dhe hungareze.

Haroku i tha Policisë së armët i kishte gjetur në një tunel në afërsi të liqenit të Kasharit.

Idajet Hoxha, Shefi i Sektorit kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë tha për Televizionin Klan se posedimi i këtyre armëve është problemi kryesor që pason ngjarjet e rënda kriminale.

Idajet Hoxha: Po të nisem nga sektori që unë drejtoj, sektori i krimeve ndaj personit, unë them që është zanafilla e një konflikti që përfundon me dëme deri në marrjen e jetës, apo plagosjes së rëndë të një shtetasi. Ne gjykojmë që armëmbajtja është një vepër shumë e rëndë dhe ndikon negativisht në rritjen e numrit të ngjarjeve kriminale dhe jo më kot ligjvënësi ka vënë sanskione, duke ashpërsuar masat ndaj armëmbajtjes pa leje.

Sipas të dhënave të policisë, pjesa më e madhe e këtyre armëve vijnë si pasojë e vitit 1997, pa e përjashtuar edhe rolin e trafikut të armëve.

Idajet Hoxha: Në dijeninë time si oficer policie, mendoj që shumë nga këto armë që janë në duart e të rinjve, një pjesë e mirë e tyre vijnë që nga viti 1997. Më te vërtetë policia ka bërë një punë të madhe për grumbullimin dhe sensibilizimin dhe nuk janë pak armët që janë grumbulluar, megjithatë fakti është që ende ka persona që dëshirojnë të mbajnë armë zjarri pa leje të organeve kompetente.

Informacionet për personat që posedojnë armë pa leje, policia i merr kryesisht shërbimet e saj bazë, por edhe kallëzime të qytetarëve, përfshi edhe ata që kanë konflike me shtetas të ndryshëm.

/a.r

Next Post
Alimehmeti: Çdo ditë që kalon, jemi afër imunitetit të tufës. Brataj: Vaksina nuk të garanton se s’do infektohesh me COVID

"Zemra po i vret shqiptarët", Alimehmeti: Pandemia ndikoi në mënyrë indirekte te vdekjet nga sëmundjet e tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In