Armëpushimi me Iranin, Netanyahu shpall “fitoren”: Shmangëm shkatërrimin e plotë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka përshkruar armëpushimin e fundit mes Izraelit dhe Iranit si një “fitore historike” që, sipas tij, “do të mbahet mend për breza”.

Netanyahu theksoi se fitorja e shpallur nga Tel Avivi përfaqëson eliminimin e dy kërcënimeve ekzistenciale për Izraelin: programin bërthamor dhe raketat balistike iraniane.

“Ne hoqëm dy kërcënime të menjëhershme ekzistenciale, kërcënimin bërthamor dhe atë të raketave balistike. Po të mos kishim vepruar, do të përballeshim së shpejti me rrezikun e shkatërrimit të plotë,” tha Netanyahu.

Ai bëri me dije se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kishin “eliminuar komandën e lartë iraniane”, përfshirë tre shefa shtabi, shkencëtarë bërthamorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit në Teheran.

Kryeministri izraelit shtoi gjithashtu se gjatë ofensivës, janë goditur objektiva kyç të programit bërthamor iranian në Isfahan, Natanz dhe Arak disa nga pikat më të rëndësishme të infrastrukturës bërthamore të Iranit.

Në fjalën e tij, Netanyahu vlerësoi gjithashtu kontributin e Shteteve të Bashkuara dhe veçanërisht të Presidentit Donald Trump.

“Miku ynë, Presidenti Trump, ka qëndruar pranë nesh në një mënyrë të pashembullt. Nën drejtimin e tij, ushtria amerikane shkatërroi objektin e thellë të pasurimit në Fordo,” tha Netanyahu.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com