Szymon Marciniak, gjyqtari nga Polonia, do ta ndaj drejtësinë në ndeshjen mes Armenisë dhe Shqipërisë, me cila luhet nesër nga ora 18:00 në Jerevan.
Pawel Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz plotësojnë treshen e gjyqtarëve, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Radoslaw Siejka. Gjyqtari kryesor i kësaj sfide ka drejtuar pak ndeshje në arenën ndërkombëtare ku veçohet ajo e eliminatoreve të Botërorit 2014 mes Portugalisë dhe Azerbajxhanit, ndërsa në vitin 2015 ishte gjyqtari kryesor i finales së Evropianit U-21 mes Portugalisë dhe Suedisë









