• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Armëmbajtja” përgjysmohet dënimi, nga 15 në 7 vite burg

by Aalison Pearse Stevens
09/07/2016 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga dënimi maksimal me 15 vite burg për armëmbajtje pa leje dënimi për këtë vepër penale pritet të reduktohet në 7 vite. Është ky propozimi i paraqitur nga qeveria shqiptare me anë të një projektligji për ndryshimin e kodit penal pas shpalljes si antikushtetues të ashpërsimeve të dënimeve të bëra më 5 dhjetor të një viti më parë dhe pse ashpërsimet u argumentuan si masa të luftës ndaj krimit të organizuar dhe parandalimit të ngjarjeve kriminale.

ReportTv ka siguruar një kopje të projektligjit të depozituar në kuvend më 30 qershor të këtij viti dhe aktualisht pritet shqyrtimi i tij në komisione parlamentare e më pas miratimi me votat e deputetëve.

Përgjysmimi i dënimit maksimal për armëmbajtjen nuk është i vetmi ndryshim me dënimet ekzistuese pasi ulje kanë pësuar dhe disa vepra të tjera lidhur me armëmbajtjen apo tregtimin dhe trafikimin e municioneve.

Prodhimi, shit-blerja, ofrimi për shitje, tregtimi apo transporti i municioneve luftarake dhe lëndëve plasëse i armëve shpërthyese pa lejen e organeve shtetërorë propozohet të ketë një dënim nga 5 deri në 10 vite maksimumi ndërsa me ndryshimet e shfuqizuara nga kushtetuesja ishte 5 deri në 15 vite.

Ulje dënimi ka pësuar dhe armëmbajtja pa leje në banesë për të cilën propozohet një dënim me 1 deri në 3 vite burg, nga 1 deri në 5 vite që ishte më parë.

Mbajtja pa leje e lëndëve shpërthyese përfshi mina, bomba, tritol dënimi propozohet të jetë nga 1 në maksimumi 4 vite duke përgjysmuar kështu dënimin që ishte më parë nga 5 vite në 8 vite maksimumi.

Ligjvënësi propozon ulje dënimi dhe për armët e ftohta dhe tregtimin e tyre duke e çuar dënimin në 1 deri në pesë vite burg nga tre deri në tetë që ishte aktualisht për “armët e ftohta si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, pa lejen e organeve kompetente”.

ma.me
Next Post

Edhe një shqiptar: Po të jetonte sot Skënderbeu, SHBA do e shpallnin terrorist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In