• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Armë zjarri pa leje? Zbulohet se sa lehtë mund të blihen në Tiranë

by Java News
29/03/2018 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e sotme mënyrën si mund të pajisesh me armë gjahu pa pasur asnjë dokument. Madje, pa kaluar në asnjë komision, siç parashikohet nga ligji “për armët”.

Bashkëpunëtorët e emisionit investigativ paguan 35 mijë lekë dhe morën një armë gjahu.

Në disa dyqane armësh nuk të kërkojnë asnjë dokument, raporte mjekësore, vlerësim nga Policia e Shtetit apo edhe dalja para komisionit.

Bashkëpunëtorët e “Fiksit” shkojnë në një dyqan armësh, ndërsa bisedojnë edhe me personin që shet armë gjahu. Fillimisht, gazetarët i kërkojnë të blejnë fishekë për armë gjahu, ndërsa i bëjnë me dije shitësit se nuk marrin vesh nga armët e gjahut.

Gazetari i kërkon shitësit një çifte pa leje dhe ai i thotë se do t’i gjejë një armë teke ruse ose turke, pasi çiftet janë të shtrenjta.

Gazetari i thotë se e do të lirë që ta mbajë në shtëpi, ndërsa shitësi i kërkon që “unë s’të kam dhënë gjë”.

Mësohet se arma e gjahut kushton 35 mijë lekë të reja.

Gazetarët shkojnë sërish në dyqan për të marrë armën e gjahut.

Në momentin që bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në dyqan, shitësi telefonon një person. Ai del jashtë dyqanit, merr lekët (35 mijë lekë të reja) për armën e gjahut dhe më pas sjell armën. “Merre se nuk dua ta fus në dyqan” i thotë ai, ndërsa gazetari i kërkon që ta mësojë si ta përdorë. Shitësi ia monton me një gjahtar tjetër dhe ia jep armën e gjahut teke.

Ndërkohë, gazetarët e “Fiks Fare” faktuan se, krahas armëve të gjahut, edhe fishekët shiten lirshëm, madje pa paraqitur asnjë dokument. Në qytetin e Lezhës, në një dyqan ku shiten armë gjahu, shitësit të shesin fishekë për derra pa kurrfarë dokumenti. Gazetarët blejnë një kuti me saçme derri dhe një kuti me fishekë për gjueti shpendësh. Krahas gazetarëve, edhe persona të tjerë blejnë fishekë për mëllenja pa asnjë dokument shoqërues.

Në ligjin me numër 74 të vitit 2014 përcaktohet se autorizimi për mbajtje arme gjahu, sportive dhe armë të tjera, jepet nga organi përgjegjës i Policisë së Shtetit. Ndërkohë, municionet e rimbushura të armëve të gjahut janë të destinuara për përdorim të mbajtësit të autorizimit.

Në nenin 34 thuhet se personat që pajisen me armë duhet të kenë mbushur 25 vjeç, mos të kenë dënime apo të kenë ushtruar dhunë në familje, të zotërojë dëshminë për kryerjen e kursit të aftësimit teorik dhe praktik për përdorimin e armës dhe të gëzojë besueshmëri.

Ndërkohë, kushdo që duhet të blejë apo mbajë armë duhet të dëshmojë që nuk ka çrregullime fizike dhe të shëndetit mendor, të pasqyruara këto në raportin periodik mjekësor, të lëshuar nga komisionet mjeko-ligjore. Për të verifikuar këto procedura, në Policinë e Shtetit ngrihen komisione për dhënien e licencave dhe autorizimeve për veprimtaritë e lejuara me armë.

a.ç

Next Post
TAP do të ndërtojë termocentral me gaz natyror në periferi të Korçës

TAP do të ndërtojë termocentral me gaz natyror në periferi të Korçës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com