• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Armë “Made in Albania” brenda vitit 2030?

by A R
04/04/2024 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare duket se ka shtuar dozat e ambicies në lidhje me industrinë ushtarake dhe eksportet “Made in Albania”. Madje, duke vënë edhe një afat kohor: vitin 2030. Në fjalën e mbajtur gjatë përurimit të Qendrës së Inovacionit, të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama i kushtoi një vëmendje të veçantë rigjallërimit të të gjithë industrisë ushtarake në Shqipëri.

Për 6 vjet eksporte ushtarake “Made in Albania”

Pasi i tha “Po” presidentit të Ukrainës Zelensky për gatishmërinë e Shqipërisë për t’iu bashkuar një bashkëprodhimi municionesh luftarake me vendin e tij dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, pas pak më shumë se një muaji kryeministri shqiptar është shprehur me terma më konkretë rreth çështjes.

“Ambicia jonë është që brenda vitit 2030 ne të kemi edhe eksporte ushtarake të markës “Made in Albania” dhe nga ana tjetër sigurisht që ushtria jonë të fillojë të pajiset edhe me mjete ushtarake të markës “Made in Albania” – bëri të ditur Rama.

Edhe këtë herë ai përmendi sërish aleatët, pa u ndalur tek ndonjë shtet specifikisht, por duke theksuar se Shqipëria synon të jetë aksionere në këtë sipërmarrje, për të marrë dhe ajo fitimet e saj.

“Po përgatisim platformën e re të zhvillimit të industrisë ushtarake, për të nisur një valë investimesh në industrinë e mbrojtjes, duke e bërë Shqipërinë një vend që, jo vetëm konsumon atë që taksapaguesit japin në aspektin e mbrojtjes, që jo vetëm vë në dispozicion të Forcave të Armatosura instrumente, mjete, armë të importuara, por edhe që përmes industrisë së mbrojtjes nxjerr fitime, të cilat shkojnë në funksion të mbrojtjes përsëri dhe përmes industrisë së saj ushtarake, arrijnë që të furnizojë me prodhime të këtushme sigurisht në bashkëpunim me sipërmarrje të mëdha, serioze të vendeve aleate, nevojat e Forcave tona të Armatosura” – tha Rama.

Platforma të reja, baza të vjetra

Platforma e re e zhvillimit të industrisë ushtarake që synon të rigjallërojë qeveria, mbështetet në bazat dhe uzinat e vjetra ushtarake që vendi ka pasur para viteve ’90. Tashmë sytë janë kthyer sërish nga Poliçani, Gramshi dhe Mjekësi, ish-uzinat e ngritura rreth viteve 1960, që shërbyen kryesisht për prodhimin e armëve Kallashnikov, pushkë, mortaja, mina, granata, mina dhe municione luftarake.

Gramshi dhe Poliçani u rikthyen në vëmendjen e publikut rreth dy vite më parë, kur brenda një harku të shkurtër kohor, shtetas çekë dhe rusë të prezantuar si blogerë apo turistë, u kapën duke filmuar brenda këtyre bazave. Pas ngjarjeve, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se në të dyja këto ish-uzina të vjetra ushtarake demontohet sporadikisht armatim i lehtë i sekuestruar nga policia shqiptare gjatë operacioneve policore dhe se Shqipëria nuk kishte industri aktive ushtarake./DW

Next Post
Gjenocidi serb në Kosovë përplas Majkon me Shehun: Edhe ti o Brut e paske shitur shpirtin?

Gjenocidi serb në Kosovë përplas Majkon me Shehun: Edhe ti o Brut e paske shitur shpirtin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com