• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Armë” e re kundër COVID/ Pritet miratimi nga FDA-ja për 2 muaj. Mund të blihet në…

by Java News
05/10/2021 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krahas mjeteve të tjera intravenoze që administrohen në spital, ekziston tashmë një armë e re kundër COVID-19-ës në formën e pilulës që do të mund të blihet në farmaci. Korrespondetja e Zërit të Amerikës, Carolyn Pressuti njofton për këtë arritje dhe për ilaçet e tjera për të cilat nuk është dëgjuar shumë deri më tani.

“Ky është një numër i tmerrshëm jetësh të humbura”, tha Jen Psaki, Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Por tashmë ekziston një shpresë e re: një ilaç që kompania prodhuese Merck thotë se parandalon shumëfishimin e koronavirusit. Është kaq premtuese saqë provat klinike u ndalën më herët, në mënyrë që të shpëtohen më shumë jetë.

Nëse merret në fillimet e sëmundjes, ilaçi përgjysmon rrezikun e shtrimit në spital apo vdekjes.

“Mund të shkojnë në farmaci dhe ta marrin ilaçin ashtu siç veprohet me ilaçet e tjera. Kjo do të na mundësojë të kurojmë më shumë njerëz dhe me më shumë shpejtësi, dhe besojmë se do të ketë kosto shumë më të ulët”, thotë Dr. William Schaffner, nga Qendra Mjekësore e Universitetit Vanderbilt.

Dr. Caleb Hernandez është mjek i urgjencës që gjithashtu merr pjesë në kërkimet për ilaçe ndaj COVID-it.

Ai thotë se janë përdorur edhe tre ilaçe të tjera të reja. Një prej tyre zvogëlon me tre herë nevojën për oksigjen. Por, asnjëri prej tyre nuk ishte prodhuar nga kompanitë e mëdha farmaceutike, dhe kompanive të vogla u mungojnë fondet për të kaluar provat klinike që nevojiten për të marrë miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA).

“Sistemi ynë qeverisës nuk është krijuar për të harxhuar 500 mijë dollarë për këto studime. Ne presim nga kompanitë private që të sjellin rezultatet e studimeve në FDA. Prandaj nuk shihet inovacion në shkallën e dëshiruar”, thotë Dr. Hernandez.

Ekspertët shqetësohen se amerikanët do të përdorin më shumë ilaçin dhe do të shmangin vaksinën që e instrukton trupin të prodhojë antitrupat ndaj koronavirusit. Megjithatë, për vendet e largëta, ilaçi mund të jetë më i lehtë për t’u administruar. Çmimi i volitshëm dhe shpërndarja janë gjithashtu faktorë. Dr. Hernandez shpreson që ilaçi t’i japë fund pandemisë.

Ai i ka kushtuar një këngë një kolegu që la profesionin e mjekut për shkak të pandemisë.

“Kemi luftuar çdo ditë tashmë për dy vjet. Kemi parë njerëz që vdesin dhe është e vështirë kur njerëzit në komunitetin tënd nuk të besojnë. Mendojnë se jemi pjesë e ndonjë lloj konspiracioni, apo se i ekzagjerojmë gjërat. Por ndërkohë ne duhet të shkojmë në punë dhe të evidentojmë disa persona që kanë humbur jetën”, thotë ai.

Kompania farmaceutike Merck planifikon të kërkojë miratimin për përdorimin e ilaçit në kushte emergjence, proces që mund të dojë rreth dy muaj./ VOA

g.kosovari

Next Post
Ardian Çollaku ende me shenja jete, pësoi vdekje klinike, drejt Traumës në Tiranë

Atentati me dy viktima në Elbasan, shoqërohen 25 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT! Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

EMRAT! Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

March 2, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

March 2, 2026
Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

March 2, 2026
Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

March 2, 2026
Kuvend/ Bardhi: S’e thotë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi, por shefi i delegacionit të PE!

Pse kërcënon Gaz Bardhi të shembë Parlamentin?

March 2, 2026
444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

March 2, 2026
Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

March 2, 2026
Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

March 2, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

March 2, 2026
Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In