Armando Vajushi ka arritur marrëveshjen me Pro Vercellin, skuadër italiane që luan në Serie B. Klubi ka njoftuar blerjen e mesfushorit sulmues kuqezi nga Chievo Verona, i cili e kishte në pronësi dhe që sezonin e kaluar e huazoi te Livorno, po në serinë inferiore.
“Në mëngjesin e 22 korrikut, Vajushi do të kryejë vizitat mjekësore dhe pasdite do të bashkohet me shokët në grumbullimin në Cantalupa”, thuhet në sitin zyrtar të klubit shtatë herë kampion të Italisë.
d.i.