• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Armando Sadiku: Levanten ma këshilloi vetë De Biasi

by Java News
03/02/2018 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Do të mbajë numrin 7, si Ronaldo te Reali, detaj i dobishëm për të kuptuar rëndësinë që i jepet një lojtari të ri. Me spanjishten që ka ende nevojë për stërvitje, Armando Sadiku bëri prezantimin zyrtar me Levanten, duke e nisur që nga një përshkrim i karakteristikave të tij.

“Jam një sulmues zone, e vërteta është që zona është vendi ku unë ndihem më mirë, në të njëjtën kohë më pëlqen edhe të kthehem, apo të dal në krahë, djathtas apo majtas, por kryesisht më pëlqen të jem në zonë”, ka thënë Sadiku.

26-vjeçari më pas dha edhe përshtypjet e para në lidhje me skuadrën e tij të re duke u shfaqur optimist në lidhje me shanset që i hapen në një skuadër si Levante.

“Kam parë gjëra të mira gjatë këtyre 3 ditëve në stërvitje. Jam shumë i kënaqur pasi kemi lojtarë që mund të më çojnë te goli me asistet e tyre. Më duhet të përshtatem me ritmin dhe stilin e shokëve të skuadrës, por më ka surprizuar kualiteti që ka ky ekip, këta lojtarë dhe besoj se mund të bëjmë shumë mirë bashkë”, është shprehur ai, transmeton SS.

Në fund edhe një detaj interesant, komunikimi me ish trajnerin e kombëtares De Biasi, që më parë ka drejtuar edhe Levanten dhe këshilla e teknikut italian.

“Më ka folur shumë mirë për këtë klub. Ai ka qenë këtu trajner, më tha që është një klub i vogël, por si një familje, dhe për mua që jam një person shumë i ndjeshëm do të ishte klubi perfekt. Më tha të vija këtu pa hezituar dhe e vërteta është që në tre ditët e para që kam qenë këtu më ka rezultuar saktësisht siç më ka thënë De Biasi”, ka thënë Sadiku.

Levante prezantoi njëkohësisht me Sadikun edhe 6 lojtarë të tjerë por siç shkruajnë mediat spanjolle vetëm njëri prej tyre mund të luajnë në sfidën e së shtunës ndaj Realit të Madridit, Coke Andujar, ndërkohë që Sadiku apo Pazzini mund të jenë prezent në listën që do të bëjë publike trajneri Juan Ramon Lopez Muniz. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Profil, kush është shqiptarja që shkoi me plis në kokë para Trumpit

FOTOT/ Profil, kush është shqiptarja që shkoi me plis në kokë para Trumpit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In