• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Armando Pali mbeti i vrarë, flet miku i tij: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor, ishte i pafajshëm

by A R
09/09/2025 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miku i Armando Palit, i cili u ekzekutua një ditë më parë në një lokal në mes të Shkodrës, deklaroi se viktima dhe shënjestra e vrasjes njiheshin me njëri-tjetrin, teksa takimi në kafe ka qenë rastësor.

Ai tha se në Shkodër krimi ka krijuar pasiguri në jetën e qytetarëve.

“Nuk takoheshin shpesh, por në momentet që janë takuar janë përshëndetur, por vetëm kaq. Armando ka shkuar të pijë kafe në një vend të qetë përballë bashkisë. Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor, por normalisht që janë të njohur, një kafe mund ta pish.

Armando Pali është një njeri i qetë, familje shumë e mirë, me familje të qetë, një njeri shumë i mirë, me edukatë, e kulturë qytetare, nuk e ka merituar të shkojë kështu. Kjo është situata në Shkodër, del në mëngjes dhe nuk dihet nëse kthehesh në darkë, kjo është situata në Shkodër.

Kjo nuk ka lidhje me Armandon, u vra një i pafajshëm. Me shënjestrën nuk kam njohje, e kam parë në media, ka qenë në këshillin e bashkisë. Besoj se familja e ka marrë vesh lajmin nëpërmjet mediave, ose shoqërisë së tyre.

Ata kanë dhembshuri të madhe të humbjes së djalit të tyre, një familje në nivele të tilla nuk besoj se marrin veprime të gabuara. Nëna po e përjeton shumë keq, përfshirë edhe vëllain dhe familjarët. Armando ka një vajzë ka qenë i divorcuar. Uroj që në Shkodër të rikthehet qetësia”, ka deklaruar ai për Top Channel.

Dy të vrarë dhe 2 të plagosur është bilanci i atentatit që trondit Shkodrën mëngjesin së hënës në një lokal pranë Bashkisë së qytetit.

Shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, allias Vaso, i cili është anëtar i fisit të Bajrit, vëllai i Denis Brajoviç (Bajri).

Nga atentati mbeti e plagosur edhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri. Ndërkohë, i vdekur mbeti Armando Pali, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç. Autori 29-vjeçar, Ragip Gila u vu në pranga.

Next Post
4-vjeçari përplaset nga makina në Fier, përfundon në spital

4-vjeçari përplaset nga makina në Fier, përfundon në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

SPAK, paraburgimi, Berisha dhe… ‘hip së të vrava, zbrit se të vrava’

March 11, 2026
Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

March 11, 2026
“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

March 11, 2026
EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

March 11, 2026
PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

March 11, 2026
Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

March 11, 2026
Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

March 11, 2026
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In