• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Armando Duka – Redi Jupi, ja historia e krisjes mes tyre

by Java News
22/10/2016 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armando Duka nuk ka ndër mend t’i rinovojë kontratën Redi Jupit në postin e trajnerit të përfaqësueses U-21. Ish-mesfushorit kuqezi dhe ish-drejtorit të sektorit të Kombëtareve të moshave i pat përfunduar kontrata para ndeshjes me Izraelin, por deri tani nuk ka pasur asnjë diskutim mes palëve. Redi Jupi deklaroi shkurtimisht se nuk kishte dhënë dorëheqjen, por i kishte përfunduar kontrata. Ai u mjaftua me kaq, por la të kuptohej se tani gjithçka ishte në dorë të presidentit të FSHF-së.

Historia
Redi Jupi në fillimet e veta në FSHF ishte ndër njerëzit më të vlerësuar nga Duka. Jo vetëm për aftësitë komunikuese, por edhe për egon për t’i bërë gjërat me një sy ndryshe. Në disa raste kontrovers me pjesën dërrmuese të opinionit publik dhe në disa raste edhe polemizues (rasti i Canës pak muaj më parë). Jupi fillimisht ishte përgjegjës i zyrës së zbulimit të talenteve dhe, më pas, edhe një nga menaxherët e përfaqësueses.

Interesant fakti se, ndër zyrtarët e FSHF-së ishte i pari që “u përplas” me De Biazin duke mos i fshehur idetë kundër që kishte në raste të caktuara me italianin. Kjo nuk i la përshtypje të mirë trajnerit të Shqipërisë, që gjithnjë e më shumë nisi ta shmangte ish-fantazistin e Dinamos dhe të Tiranës. Në këtë situatë, Duka ishte spektator dhe hera-herës i vinte mirë që Jupi nuk i shkonte pas “avazit” De Biazit, pasi ky i fundit ishte gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe Duka nuk është një nga ata që i pranojnë kollaj kësi situatash…

Ndërkohë, rreth një vit e gjysmë më parë, pas largimit të Skënder Gegës nga U-21, Duka i pat propozuar Redi Jupit për të marrë drejtimin e kësaj Kombëtareje. Mësohet se Jupi nuk pranoi që në fillim dhe u desh një javë që Duka të priste që ish-mesfushori të bindej dhe të merrte drejtimin e kuqezinjve.

Krisja
Ka disa motive që sot Jupi nuk është më në listën e të preferuarve të Dukës…

Karakter i vështirë – Është e vështirë të mbijetosh në zyrat e FSHF-së nëse ke një karakter të fortë dhe bën indiferentin ndaj “të madhit”. Jupi, për hir të së vërtetës, nuk është konfliktuar ndonjëherë me Dukën, por as ka qenë një ndër “ushtarët” e verbër të bindur ndaj tij. Presidentit të FSHF-së kjo gjë nuk i pëlqente aq shumë, por Jupi hyn te personat e zgjuar dhe gjithnjë kishte shmangur përplasje fatale. E megjithatë qejfmbetjet kanë qenë të shumta.

Indiferenca në TV
Burime pranë FSHF-së bëjnë me dije se Duka nuk e kapërdinte dot faktin që shpeshherë, në studion e “Procesit Sportiv” në “Top Channel”, ku Jupi është pjesë e panelit të përhershëm, kishte kritika në adresë të FSHFsë dhe të drejtuesve të federatës, por Jupi nuk bënte si duhet “avokatin” dhe nuk ishte aktiv për të replikuar me kritikat që vinin nga të ftuar të ndryshëm.

Mungesa e kontrollit
“Nuk i kam ndërhyrë asnjëherë De Biazit, sepse nëse e bëj diçka të tillë, atëherë gjërat mund të krisen”, ishte përgjigjja e Dukës kur u pyet nëse influenconte apo jo mbi zgjedhjet e trajnerit të parë. Por a funksionon kështu edhe me moshat? Vështirë ta thuash. Nga burime pranë ekipeve kombëtare mësohet se kreu i FSHF-së përpiqet të ketë gjithçka nën kontroll, edhe pse kjo nuk përkthehet doemos me ndërhyrje të mundshme në punën e trajnerëve.

Redi Jupi nuk ka qenë ndër ata që i kanë “raportuar” shefit vazhdimisht për çdo gjë dhe ky ka qenë një tjetër motiv për krisjen mes të dyve. Mësohet gjithashtu se në FSHF kanë pritur që Jupi të kërkojë takim me Dukën për të biseduar për rinovimin e kontratës, por ish-lojtari nuk e ka bërë as këtë dhe këtë kreu i federatës e ka përjetuar keq, si një tjetër kapriço të vartësit të tij dhe përfundimisht ka vendosur që të mos ia rinovojë kontratën. Ndërkaq, mediat pro FSHF-së kanë nisur një sulm të ashpër ndaj Jupit, si për të treguar se vendimi për mosrinovimin e kontratës së tij ishte i merituar. /panoramasport/

ma.me

Next Post
Aktorja ​Matilda Makoçi rikthehet në skenë, por për një ekspozitë

(VIDEO) Nëse ju kishte marrë malli për Matilda Makoçin, ja si duket sot ajo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtoresha e Tatimeve në Durrës largohet nga detyra për performancë të dobët

Drejtoresha e Tatimeve në Durrës largohet nga detyra për performancë të dobët

January 30, 2026
3 miliard euro të subvencioneve bujqësore të BE-së, zbulohet kush janë miliarderët që përfituan

Fermerët kërkojnë më shumë para, zv.ministri: Fshati duhet të kthehet në një mundësi atraktive për të rinjtë

January 30, 2026
Gruaja ngujohet në banesë, s’i hap derën policisë dhe pronares së shtëpisë

Gruaja ngujohet në banesë, s’i hap derën policisë dhe pronares së shtëpisë

January 30, 2026
“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj?”, dalin emailet e Musk me Epstein: Ka gjithmonë vend për ty

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj?”, dalin emailet e Musk me Epstein: Ka gjithmonë vend për ty

January 30, 2026
Kthesë dramatike në luftën në Gaza, Izraeli pranon numrin e viktimave: Janë vrarë rreth 70 mijë palestinezë

Kthesë dramatike në luftën në Gaza, Izraeli pranon numrin e viktimave: Janë vrarë rreth 70 mijë palestinezë

January 30, 2026
“Murseli më tha do vrasësh një biznesmene serbe”, zbardhen dëshmitë e autorëve të ekzekutimit të Liridona Ademajt

Vrasja e Liridonës- Avokati: Familjarët e kanë të vështirë të dëgjojnë dëshmitë e Murselit

January 30, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë arrijnë nivel historik

January 30, 2026
Pas analizave rezultuan me aflatoksinë/ AKU kthen 51 ton misër të ardhur nga Serbia

Siguria ushqimore/ AKU përpunuesve: Refuzimi i qumështit me aflatoksinë, detyrim ligjor!

January 30, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Ndryshimet në polici vijojnë, kush e ka radhën? Ikën drejtori i Policisë Dibër, pezull gara për departamentet

January 30, 2026
Lojërat Olimpike Dimërore/ Begaj: Krenarë, renditemi me dinjitet ndaj shteteve të tjera me rekorde! 

Lojërat Olimpike Dimërore/ Begaj: Krenarë, renditemi me dinjitet ndaj shteteve të tjera me rekorde! 

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In