• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Armand Duka sulmon Erion Braçen: Palaço! Replikon ashpër deputeti

by Aalison Pearse Stevens
22/09/2016 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një nga ngjarjet më të rënda të historisë së trukimeve të futbollit tonë, të cilën skuadra kampione e Shqipërisë e vuajti me pezullimin për një vit nga aktivitetet ndërkombëtare, vazhdon të dominojë opinionin publik, jo vetëm sportiv.

Nënkampionët e Partizanit, veç përfitimit të parave të UEFA-s me statusin e kampiones, për shkak të këtij penalizimi, kanë kërkuar edhe titullin kampion të sezonit të shkuar. Por presidenti Duka e mbyll debatin: Skënderbeu mbetet kampion i vendit.

Duka flet për herë të parë në një intervistë për Top Channel edhe për përfshirjen e politikës në futboll, duke goditur thuajse drejtpërdrejt tifozin më të zjarrtë nga radhët e politikës në stadiumet tona, deputetin Erion Braçe.

“Nga pikëpamja juridike ne nuk kemi se çfarë të bëjmë më tepër, sepse po të lexosh statutin e FSHF-së, shkalla më e lartë e gjykimit është CAS-i. Ai komision ka të drejtë ta përjashtojë edhe nga kampionati shqiptar, por edhe fare nga futbolli, megjithatë ka marrë atë vendim që ka marrë. Pavarësisht se ndonjëri ka pasur dëshirë ta dënojnë me vdekje, ata e kanë dënuar me një vit mospjesëmarrje në kupat e Europës”, shprehet Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Presidenti Duka sqaron edhe njëherë se, kërkesa e Partizanit për të marrë titullin kampion të sezonit të kaluar është ligjërisht e pamundur.

“Organet juridike të FSHF-së janë nën nivelin e CAS-it. Çdo lloj vendimi, edhe nëse do ta marrin organet e Federatës Shqiptare të Futbollit, palët në fjalë, qoftë Skënderbeu apo Partizani do ta ankimojnë në CAS dhe më pas CAS-i do të shprehet duke thënë se e ka marrë një herë vendimin për këtë çështje, e për këtë arsye nuk mund ta ndryshojë më atë. Nuk besoj se kjo çështje duhet diskutuar më”, tha Armand Duka.

Për presidentin e FSHF-së, futbolli është gjëja më e mirë që ka vendi ynë, duke iu drejtuar më pas politikës, e në veçanti atyre që sipas tij kërkojnë shpeshherë ta përbaltin këtë sport. Kësaj radhe, kritikat, insinuatat dhe goditjet që ka marrë sistematikisht nga deputeti socialist dhe tifozi i Partizanit, Erion Braçe, marrin një përgjigje:

“Për mua, futbolli është gjëja më e mirë që ka Shqipëria, pa dashur të mohoj problematikat që ka. Ka 1001 probleme, sepse është një lojë, ka pjesëmarrjen e mijëra njerëzve, ka emocione të mëdha, ka garë brenda, por është gjëja më e mirë që ka Shqipëria. Dhe më vjen keq, aq më tepër kur flet ndonjë palaço apo klloun nga politika. Ndonjë klloun i vogël kërkon të hedhë baltë mbi futbollin tonë”, tha Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Braçe: Armando, mua s’më njeh njeri për klloun e palaço. Pyet tët vëlla për këtë

Nga Erjon Braçe

 

Kam shkruar shpesh per rrugacerine ne stadiume,

ne fushe por edhe ne shkallet e tyre.

Tani jam i qarte nga buron;

Lexoni intervistën e Armando Dukës dhe kuptoni që çdo sharje, fyerje, madje dhe dhuna në futboll, buron ekzakt nga ai, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Dite me pare, pas publikimit nga UEFA te nje raporti mbi dyshimet per trukimin e ndeshjeve ne Champions League, ne Europa League, ne Superlige, kam shkruar statusin qe po bashkengjis ketu.

Lexojeni, as kam share, as kam fyer, as kam baltosur kend, kete again jo e jo. As qe e shoh ndaj as qe i jam referuar kund.

Ka dhe nje arsye tjeter, mendoj qe per gjithcka pershkruhet ne raportin e UEFA-s, faji eshte i institucioneve dhe Fedrata Shqiptare e Futbollit eshte vetem njera nder to.

Gjithcka kam thene, as qe ka lidhje me te qenit deputet, politikan domethene.

Une ne stadium nuk shkoj si i tille.

Une ne stadium kam shkuar para se ky agai te behet President i ketij institucioni, kam shkuar prej tim eti, jo prej ndonje politikani.

Ndaj, per te shkuar ne stadium, as qe me shkon ne mendje ti marr leje ketij apo kujtdo tjeter.

Ashtu sic per te refuzuar te behem pjese e ndeshjeve te rreme,

nuk do i marr leje kurre ketij apo kujtdo tjeter.

Nje gje dua te them;

Kulturen e ketyre tregtareve arrogant qe dine gjithcka, kane gjithcka, pronesojne gjithcka, urdherojne kedo, neshtrojne cilindo, e neveris!

Topi ne kete vend nuk eshte i ketij, fushat dhe stadiumet gjithashtu nuk jane prona e ketij, ekipet e futbollit as qe kane lidhje me te dhe nuk duhet kurre te kene lidhje me te, gjithnje nese ka nje gare.

Tani nje gje personale;

Armand, mua ne 20 vite ne politike nuk me njeh kush per palaco apo klloun. Pyet tet vella per kete se te tregon.

Kam patur mendjen dhe bindjen time, mbi to kam folur pa pyetur hic se sa para ka patur ne loje e sa para ke patur agai ne loje.

Jo! Kam thene gjithnje ate qe mendoj, pa u ndikuar nga ndokush.

Mbi te gjitha kam thene fort te verteten!

Nuk kam bere kurre kompromis me kend per te, me kosto personale natyrisht.

Ky quhet karakter dhe dinjitet.

Kllouni dhe palacoja shesin e blejne dhe kete ta shesin per ndershmeri!!

Une kete nuk do e bej kurre!!

Ndaj jam ketu ku jam, i zgjedhur-kupton, i zgjedhur, i votuar nga mijera njerez te ndershem, te cileve ju jam pafund mirnjohes per besimin.

Pa para Armand, thjesht me pune, nder, dinjitet dhe pa kompromis per te verteten.

Kot ta permend kete te fundit, ti s’ke lidhje me te.

Next Post
A duhej tani ligji i plehrave?!

A duhej tani ligji i plehrave?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Përshkallëzohen protestat në Iran, të paktën 217 viktima! “Teherani ka probleme të mëdha”, Trump: Do ndërhyjmë nëse..

VIDEO-Përshkallëzohen protestat në Iran, të paktën 217 viktima! “Teherani ka probleme të mëdha”, Trump: Do ndërhyjmë nëse..

January 10, 2026
I përfshirë në një hetim për trafik droge, arrestohet aktori i njohur turk Can Yaman

I përfshirë në një hetim për trafik droge, arrestohet aktori i njohur turk Can Yaman

January 10, 2026
Flutura Açka: PD ka njerëz me karakter. Por duhet të gjejnë guximin për t’u përballur me Berishën!

Flutura Açka flet për tryezën e opozitës: Disa prej tyre janë pjesë e problemit! Kërkohet një “transfuzion” i fortë për ndryshimin e situatës

January 10, 2026
VIDEO- Vlorë, alarm në Bashaj dhe Matogjin: Rrëshqitja e tokës rrezikon banesat

VIDEO- Vlorë, alarm në Bashaj dhe Matogjin: Rrëshqitja e tokës rrezikon banesat

January 10, 2026
Moti i keq në vend/ Disa fshatra në Korçë pa energji elektrike. Reshje bore në Llogara, autoritet apel për përdorimin e gomave të dimrit..

Moti i keq në vend/ Disa fshatra në Korçë pa energji elektrike. Reshje bore në Llogara, autoritet apel për përdorimin e gomave të dimrit..

January 10, 2026
VIDEO-Prekëse, i moshuari në Ferras mes lotësh: S’kam ku të fle! Jam vetëm, pres nipin të më pastrojë kuzhinën. Si këto përmbytje….

VIDEO-Prekëse, i moshuari në Ferras mes lotësh: S’kam ku të fle! Jam vetëm, pres nipin të më pastrojë kuzhinën. Si këto përmbytje….

January 10, 2026
Ndryshojnë procedurat për të marrë shtetësinë shqiptare: Ja propozimi i Ministrisë së Brendshme

Pasaportat, thjeshtohen procedurat/ Aplikimi në çdo zyrë, pa kufizim vendbanimi

January 10, 2026
Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, tre sektorët kryesorë në rënie

“Paratë shkojnë për fantazma luksi!”- Përmbytjeve, Tabaku: Fondi për Emergjencat Civile, më i vogël se sa tri kontrata inceneratorësh

January 10, 2026
VIDEO-Tentativë vrasjeje, trafik droge e dhunë në familje! Arrestohen 5 persona në Tiranë dhe Krujë

VIDEO-Tentativë vrasjeje, trafik droge e dhunë në familje! Arrestohen 5 persona në Tiranë dhe Krujë

January 10, 2026
Krimet zgjedhore, Dumani bën bilancin: Strategjia ka pasur efekt parandalues, 193 kallëzime

Rreth lajmit që Altin Dumani po vjen në Kosovë

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In