• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka rizgjidhet President i FSHF për të pestën herë! Fino: Do e ankimoj në gjykatë

by Java News
07/02/2018 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armand Duka është rizgjedhur për herë të pestë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit pas votimit të mbajtur ditën e sotme në Asamblenë e 7 të Përgjithshme Zgjedhore.

Në raundin e parë të votimit, asnjëri nga 3 kandidatët nuk mundi të merrte 2/3 e votave.

Nga numërimi i votave të 65 delegatëve të cilët morën pjesë në Asamblenë zgjedhore të FSHF në hotel “Adriatik” në Durrës, Duka mori 38, ndërsa Fino 24 vota.

Rezultati i votimit në raundin II

Armand Duka   – 38

Bashkim Fino    –   24

Të pavlefshme  – 3

Armand Duka ka 16 vjet në krye të qeverisë së futbollit shqiptar. Megjithatë, kjo garë për Dukën nuk ishte si ato të kaluarat, pasi Bashkim Fino rezultoi një kundërshtar i fortë.

Në raundin parë, Armand Duka mori 39 vota, Bashkim Fino 22 vota, ndërsa katër vota ishin të pavlefshme. Pjesë e kësaj gare ishte edhe ish-arbitri Shpëtim Hala, por ai u skualifikua në raundin e parë pasi nuk mori asnjë votë.

“Jam i lumtur për mbështetjen që më keni dhënë”, u shpreh Duka në fjalimin e tij të falenderimit.

“Jam i lumtur jo për faktin se do të jem president i FSHF-së por për mbështetjen që më keni dhënë dhe ndërkohë ndjej obligimin e madh sepse nga sot fillon një gjë akoma më e vështirë për mua. Dua tju falenderoj për këtë asamble e cila dëshmon dhe një herë se ne jemi bërë organizatë me standarte të larta. Nuk do vecoj asnjë votues”, deklaroi Duka

Kandidati Bashkim Fino ka folur për herë të parë pas shpalljes së rezultatit për kreun e ri të FSHF-së.

Fino shprehet se do të vijojë më tej me ankimimin në gjykatat shqiptare, në KAS dhe FIFA.

Ai tha se i uroi suksese Armando Duka por do të vijojë procesin ligjor.

“Nuk jam i zhgënjyer nga rezultati. E prisja diçka të tillë sepse procesi ishte i parregullt. Do vazhdojmë procesin tonë ligjor. Disa shoqata fantazmë dhe disa ekipe që nuk janë ekipe morën pjesë në votim.Po të mos ishin 12 shoqatat, gara do të ishtë me ‘fair’. Pas gjykatave shqiptarë do shkojmë në KAS dhe në FIFA“, deklaroi Fino.

a.ç

Next Post
Aksioni për ujin e pijshëm në Tiranë, ndërpriten 151 lidhje, vendosen 28 gjoba

Aksioni për ujin në Tiranë, kontrollohen 280 biznese, 8 të shoqëruar për lidhje të paligjshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In