• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Armand Duka: Nuk e kuptoj Inzaghin, mendoj se Asllani meriton më shumë hapësira te Inter

by Java News
23/06/2023 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armand Duka ka kritikuar trajnerin e Interit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka folur për “L’Interista“, duke thënë se Kristjan Asllani meriton më shumë minuta në fushë dhe se nuk e kupton Simone Inzaghin për kriterin e përdorur.

“Asllani? Është një lojtar i afirmuar tashmë, është një talent me shumë personalitet dhe me mundësi të mëdha për t’u përmirësuar. Këtë sezon është përmirësuar shumë në aspektin sportiv dhe karakterial, duke punuar me lojtarë të mëdhenj si Mkhitaryan, Brozovic, Calhanoglu dhe Barella, edhe pse nuk ka pasur shumë hapësira”, tha kreu i FSHF-së.

Më pas Duka foli edhe për hapësirat e pakëta që trajneri Inzaghi i ka dhënë Asllanit sezonin që lamë pas.

Trajneri Inzaghi? Të jem i sinqertë, nuk i kuptoj kriteret që trajneri Simone Inzaghi përdor për futbollistin shqiptar. Mbase nuk e pëlqen mjaftueshëm, flas sportivisht, por lojtari meriton më shumë. Më duket e çuditshme që një lojtar si Asllani, me ato karakteristika që ka, të mbyll një sezon me kaq pak minuta. Mendoj se Asllani meriton më shumë hapësira se sa ka pasur këtë vit. Për ne është e rëndësishme që Asllani të luajë sa më shumë të jetë e mundur, më pas largohet apo qëndron ky është një vendim që i takon shoqërisë dhe lojtarit”, tha Duka.

Më pas kreu i FSHF-së tha se nëse Interi vendos për të shitur Brozovic, atëherë Asllani është i duhuri për të zëvendësuar.

“Për momentin nuk mund të them se Asllani është më i mirë se Brozovic, por jam i bindur se ai është zëvendësuesi ideal, në disa ndeshje mund të jetë edhe më i mirë se kroati”, tha Duka.

 

/f.stafa

Next Post
U kapën me 150 doza kokainë gati për shitje në plazh, arrestohen 2 persona në Durrës

U kapën me 150 doza kokainë gati për shitje në plazh, arrestohen 2 persona në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

July 3, 2026
Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

July 3, 2026
Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

July 3, 2026
Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

July 3, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

July 3, 2026
Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

July 3, 2026
Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

July 3, 2026
Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

July 3, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

July 3, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvendit

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In