• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Arkivi personal sjell një tjetër portret të Marquez-it

by Java News
23/10/2015 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gabriel Garcia si nuk e keni parë ndonjëherë. Biblioteka e Universitetit të Teksasit ka hapur për studime koleksionin e materialeve personale të fituesit të çmimit “Nobel”, Gabriel Garcia Marquez, historitë e të cilit e sollën Amerikën Latine në jetë për lexuesit në mbarë botën, transmeton “Koha Ditore” raportimin e Reutersit.

 Koleksioni përfshin dorëshkrime gati 50 vjeçare, fotografi, letra dhe materiale të tjera personale të njërit prej gjigantëve të letërsisë së shekullit XX. Vitin e kaluar ky koleksion ishte blerë nga “Harry Ransom Centre”, një prej koleksionuesve më të mëdhenj në botë të materialeve origjinale.

Autori kolumbian, Garcia Marquez, i cili vdiq në prill të vitit 2014 në Mexico City në moshën 87-vjeçare, nisi karrierën si reporter në gazetë dhe u bë i njohur me “Njëqind vjet vetmi “, dinastinë epike e cila i ndihmoi atij që në vitin 1982 të rrëmbejë çmimin “Nobel” për letërsi.

“Lexuesit kanë qasje në veprat e përfunduara të tij, por përmes arkivit mund të shohësh anën njerëzore të këtij mjeshtri. Kjo është ajo pjesa ku ai refuzon disa paragrafë dhe madje faqe të tëra apo detyrohet t’i rishkruajë a t’i braktisë për të marrë një drejtim tjetër”, ka thënë Jose Montelongo, bibliografi i Universitetit të Teksasit, i cili ka punuar me këto materiale.

Koleksioni përfshin gati 40 kuti nga aktivitet letrare të tij prej vitit 1948 deri më 2009, dhe ka drafte të shumta të daktilografuara të veprave, duke përfshirë edhe “Dashuri në kohë kolere” dhe “Njëqind vjet vetmi” Aty po ashtu janë gati dhjetëra kuti të korrespondencave që datojnë prej vitit 1961 deri në vitin 2013 ku përshihen letrat e shokëve të Garcia Marquezit, kur ai kishte vështirësi t’i pranonte gjatë viteve ’60, në kohën kur po e shkruante veprën “Njëqind vjet vetmi”.

Derisa vitet kaluan dhe fama e tij u rrit, cikli i korrespodencave zgjerohet për të përfshirë regjisorin japonez Akira Kurosawa, ish-sekretarin e Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan dhe shkrimtarin çek Milan Kundera. Në mesin e materialeve të tjetra ka edhe fotografi të koleksionuara prej viteve ’30: fotografi nga udhëtimet, fotografi të ngjarjeve formale dhe albumet “Amigos”, të cilat përfshijnë fotografi të tij me filmbërësit e njohur Woody Allen dhe Luis Buñuel si dhe me liderin kuban Fidel Castro.

Biblioteka e cila është e specializuar në restaurimin dhe ruajtjen e materialeve historike po ashtu do të sjellë versionin digjital të shumë gjësendeve që përmban arkivi i Garcia Márquezit. Koleksioni do të vendoset bashkë me arkivat e shumë autorëve të tjerë të mëdhenj të cilët kanë pasur ndikim në Garcia Marquezin, duke përfshirë Jorge Luis Borges-in, William Faulkner-in dhe James Joyce-in.

Next Post

Rita Ora shfaq këmbët seksi (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In