• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Arkivat” nisin Kinemanë Verore, në fokus filmat për Luftën Nacionalçlirimtare

by A R
21/05/2024 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kinemaja verore e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave çeli siparin e një sezoni të ngjeshur artistik me shfaqjen e një prej filmave më ikonikë të kinematografisë shqiptare, “Tomka dhe shokët e tij”.

Me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit, kjo hapësirë e re kulturore pranë DPA-së do t’i kushtojë një rëndësi të posaçme realizimeve filmike që i referohen Luftës Nacionalçlirimtare.

Në këtë aktivitet të zhvilluar në oborrin e ridimensionuar të godinës së DPA-së, ishin të pranishëm ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave  Ardit Bido, Drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) Marinela Ndria, përfaqësues të Shoqatës së Dëshmorëve të Atdheut, dhjetëra studentë dhe nxënës.

Fjala përshëndetëse u mbajt prej Bidos, i cili u shpreh se përmes kësaj nisme, DPA-ja synon të përcjellë një mesazh me rëndësi kombëtare.

“Ne nisim sot një seri aktivitetesh, në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit. Këto aktivitete do të zhvillohen këtu, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, por do të mbahen nga DPA-ja kudo nëpër Shqipëri. Me rastin e këtij viti me rëndësi kombëtare, ne përcjellim një mesazh shumë të rëndësishëm: kur atdheu është në rrezik, të rinjtë duhet të dalin përballë tij. Kjo ndodhi 86 vjet më parë dhe kulmoi 80 vjet më parë, kur një grup të rinjsh dhe të rejash dolën përballë në mbrojtje të atdheut, kur rrezikohej liria e tij. Janë pikërisht ata që kanë mundësuar që sot të kemi një vend të pavarur që mund ta drejtojnë vetë shqiptarët. Është momenti për të përcjellë këtë mesazh në forma të ndryshme. Do të shfaqen 10 filma që risjellin epopenë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Lavdi dëshmorëve të Atdheut”, tha kreu i DPA-së.

Në vijim, mori fjalën ministri Balla, i cili përshëndeti angazhimin e DPA-së në drejtim të njohjes së kontributit të Luftës Nacionalçlirimtare.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu për të përcjellë një mesazh për Luftën Nacionalçlirimtare. Është shumë mirë të flasim për atë moment historik përgjatë epopeve shqiptare për liri dhe pavarësi. Kjo luftë e radhiti Shqipërinë përkrah aleatëve globalë në luftën ndaj fashizmit. Shqipëria u çlirua falë heroizimit të atyre djemve dhe vajzave që morën armët për të dhënë kontributin e tyre. Ka patur shumë përpjekje për të përbaltur këtë luftë, por shqiptarët dinë ta bëjnë dallimin e ditës së Çlirimit të vendit dhe mbi të gjitha dinë të njohin kontributin e Luftës Nacionalçlirimtare. Prandaj, aktivitete si ky i sotmi në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave kanë mbështetjen e Komitetit Shtetëror për organizimin e veprimtarive gjatë këtij viti. I nxis institucionet e tjera që të promovojnë vlerat e kësaj lufte, që të mund t’ua transmetojmë brezave”, u shpreh ministri.

Më tej, mbajti një fjalë rasti edhe drejtoresha e AQSHF-së, e cila e vlerësoi bashkëpunimin me DPA-në në këtë përvjetor të rëndësishëm për vendin.

“Jam shumë e lumtur që një listë e përzgjedhur filmash do të shfaqet në DPA. 80-vjetorin e Çlirimit e nisim me ‘Tomka dhe shokët e tij’. Në vijim do të kemi filma, si: ‘Lulëkuqe mbi mure’, ‘Nusja dhe shtetrrethimi’, ‘Gjenerel Gramafoni’ etj. Këto filma do të jenë të restauruar. Përmes tyre do mësojmë jo vetëm mbi historinë e vendit, por edhe do të risjellim muzikën, që i është kushtuar Luftës Nacionalçlirimtare“, tha Ndria.

Kalendari i aktiviteteve të Kinemasë Verore pranë DPA-së do të zgjasë deri në muajin nëntor. Repertori i filmave të përzgjedhur do të risjellë në vëmendjen e publikut kryeqytetas disa prej realizimeve artistike të kinematografisë shqiptare. Mes 10 filmave që do të shfaqen, si një përkujtesë të betejës së vendit për çlirimin nga pushtuesit nazifashist, bëjnë pjesë: “Partizani i vogël Velo”, “Mëngjese lufte”, “I teti në bronz”, “Njeriu me top”, “Malet me blerim mbuluar” etj.

Në kuadër të këtij jubileu kombëtar, DPA-ja do të angazhohet edhe përmes prezantimit të ekspozitave, publikimit të albumeve fotografike dhe të botimeve, në lidhje me tematikën e betejës të të parëve për liri ndaj thundrës së pushtuesve.

Kinemaja Verore, e cila zotëron një kapacitet prej 140 ulësesh i adresohet veçanërisht të rinjve, përmes një shërbimi që ndërthur edukimin me zbavitjen. Jetësimi i kësaj hapësire vjen në vazhdën e nismave të herëpashershme të DPA-së, në funksion të inkurajimit të nxënësve dhe të studentëve për të njohur historinë dhe trashëgiminë dokumentare kombëtare.

Së bashku me Hapësirën e Studimit në Natyrë, me sallën shumëfunksionale të përuruar së fundmi, si edhe me Muzeun Arkivor që pritet të hapë dyert së afërmi, DPA-ja ofron një alternativë kulturore bashkëkohore.

/a.r

Next Post
Në romancë me një avokat italian/ Moderatori i zbulon lidhjen Beniada Nishanit: Do ta nxjerr…!

"Nuk jam e dashuruar", Beniada zbulon statusin e saj dhe planet për fëmijë: Ideale do të ishte që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

“Progres në financa, 23% rritje për pagesat elektronike”, KE vlerëson Bankën e Shqipërisë

November 5, 2026
Shpërthen bombola e gazit në Krumë, plagoset zonja e shtëpisë

“Duhet të përdoren vetëm të çertifikuarat”, ISHTI: Incidentet me bombolat, pasojë e rrjedhjes së gazit

November 5, 2026
Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

November 5, 2026
Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

November 5, 2026
Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

November 5, 2026
E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

November 5, 2026
Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

November 5, 2026

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra

November 5, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

“Fondet të kalojnë pa vonesa”, INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027 për censin e bujqësisë

November 5, 2026
Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In