• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arkiva e shtetit pasurohet me 25 mijë fletë dorëshkrimesh të Lasgush Poradecit

by Java News
02/05/2017 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Rreth 25 mije fletë me shënime, dorëshkrime, shtypshkrime të poetit të madh shqiptar Lasgush Poradeci u dorëzuan nga vajzat e tij këtë të martë në Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar së bashku dhjetëra objekte personale më rëndësi të veçantë si dekorata, kartëmonedha, kartolina, revista, e të tjerë.

Vajzat e poetit, Marija e Kostandina Gusho në praninë e Drejtorit të Arkivës Qendrore, Ardit Bido, Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani u shprehën se i sollën në këtë institucion për t’u siguruar ruajtjen e përjetshme.

Sipas Marie Gushos , ky është vetëm hapi i parë në dorëzimin e arkivave, ku pritet më pas të dorëzohet edhe ditari i poetit. Drejtori i Arkivës së Shtetit Bido ka çmuar gjestin e vajzave të poetit, duke vlerësuar prurjet arkivore.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka theksuar se arkiva e shtetit tashmë është një vend i sigurt, duke bërë ftesë që edhe familjarët e personaliteve të shquara të sjellin në këtë institucion arkivat e tyre. Në vështrim të parë shohim se nëpër arkivat e Lasgushit, të cilat ende nuk janë hapur e sistemuar, studiuesit do të gjemë gjurmë të punës së shkrimtarit, ndërsa gjuhëtarët thesarin e fjalorit lasgushian.

Poradeci, thotë vajza e tij, Maria, ka lënë mjaft shënime origjinale, sepse fletoren e punës e ruante, ndërsa dërgonte ne shtëpinë botuese një kopje të pastër përfundimtare.

Arkivi i Lasgush Poradecit përmban, pas numërimit paraprak:

1. Dorëshkrime 19.308 fletë

2. Shtypshkrime 8.562 fletë

3. Gazeta 3.662 fletë

4. Revista 26 copë

5. Fotografi dhe kartolina 1.606 copë

6. Ftesa dhe telegrame 315 fletë

7. Partitura 296 fletë

8. Harta 14 fletë

9. Kartëmonedha të grisura 8 copë

10. Dekorata 11 copë

11. Çertifikata 7 fletë

12. Pulla poste 12 copë
shqiptarja.com

ma.me
Next Post
GJERMANI/ Bëri seks me disa meshkuj në hotel, gjykata s’i jep të drejtë gruas të mësojë emrin e burrit që e la shtatzënë

GJERMANI/ Bëri seks me disa meshkuj në hotel, gjykata s'i jep të drejtë gruas të mësojë emrin e burrit që e la shtatzënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, financues i terrorizmit”, Balla flet për rezolutën: Po përballemi me akte armiqësore nga Tehrani

“Irani, financues i terrorizmit”, Balla flet për rezolutën: Po përballemi me akte armiqësore nga Tehrani

March 17, 2026
Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

March 17, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Skemat e reja për shlyerjen e borxheve të energjisë, ulje deri në 70% të kamatëvonesës për familjarët

March 17, 2026
Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

March 17, 2026
KUVENDI LIVE! Mazhoranca voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

KUVENDI LIVE! Mazhoranca voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

March 17, 2026
Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

March 17, 2026
Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Sekuestrohen mijëra euro dhe kanabis në Muriqan, vihen në pranga dy persona

March 17, 2026
Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

March 17, 2026
Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In