• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arkitektja Lushaj dhe kineastët Kame e Milkani, një vështrim krejt ndryshe për Shqipërinë

by A R
25/01/2020 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria në syrin e kamerës dhe nën projektorët e teatrit. Kjo ishte një nga temat që paneli i emisionit “Java në RTSH” diskutoi me regjisorin Gent Kame, kineastin Eno Milkani dhe arkiten Arnisa Lushaj.

Kjo e fundit solli eksperiencën e saj gjatë bashkëpunimit me filmat. Lushaj tha se gjithçka nisi si kontribut duke përfunduar më pas si skenografe. Edhe sipas Lushajt, në Kosovë është vënë re një interes i lartë në raport me artin skenik, gjë të cilën në Shqipëri është vështirë ta gjesh.

“Unë nuk e kisha menduar se do merrja pjesë ndonjëherë si skenografe në një film me metrazh të gjatë. Por gjithcka nisi si një eksperiencë për të ndihmuar disa miq sapo u ktheva nga Franca. Sigurisht që proceset kanë vështirësitë e tyre, por cdo njeri mund të arrijë atje ku do, falë pasionti dhe dëshirës” – tha Lushaj.

Ndërkohë, regjisori Gent Kame tha në studio se kinematografia shqiptare rezulton me probleme të mëdha, që kërkojnë një zgjidhje.

Sipas tij, në vend mungon prodhimi audioviziv vendas, ndërsa ekranet po ‘mbyten’ nga prodhimi i huaj. Për të nxitur investimet në filma dhe teatro shqiptarë, Kame u shpreh se janë politikat ato që mund ta zhvillojnë këtë sektor.

“Investimet apo mbështetja nga sektori privat për filmin shqiptar mund të nxitet përshembull duke u krijuar lehtësira fiskale atyre bizneseve që ndihmojnë artin” – tha Gent Kame.

Ndërkohë që kineasti Eno Milkani u shpreh se Shqipëria është e fundit në rajon sa i përket vëmendjes ndaj prodhimeve kinematografike. Ai madje solli eksperiencën e tij në Kosovë ku është vënë re një mbështetje e madhe ndaj prodhimeve audiovizive, si dokumentarët apo filmat.

“Ne jemi në vend të fundit për buxhetin e filmave. Duhet kuptuar se duke pasur një buxhet të vogël, kjo kushtëzon si aktorët, ashtu edhe bashkëpunimet” – tha Milkani.

https://www.youtube.com/watch?v=UVJR6BL-95k

Next Post
Ekstradohet nga Gjermania 37-vjeçari i dënuar me 9 vite burg. Krimi që bëri 8 vite më parë

Ekstradohet nga Gjermania 37-vjeçari i dënuar me 9 vite burg. Krimi që bëri 8 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Namiri, i miri që nuk bënte zhurmë, por linte gjurmë

March 19, 2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

March 19, 2026
Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

March 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Efektet politike të garës sureale të “rivalëve” të Sali Berishës

March 19, 2026
Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

March 19, 2026
John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

March 19, 2026
GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In