• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arkitekti italian, Boeri: Rindërtim solid pas tërmetit në Shqipëri

by A R
19/12/2019 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arkitekti italian Stefano Boeri deklaroi sot se ajo që po bëhet në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit është shumë e rëndësishme.

Duke folur në ceremoninë e përurimit të veprës së tij “La Radura” në Tiranë ku u zhvillua edhe një diskutim i hapur i arkitektëve shqiptarë dhe të huaj mbi projektimin e lagjeve të reja, për strehimin e të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, Boeri tha se, “Italia dhe Shqipëria janë të lidhura nga shumë gjëra, edhe nga rrezikshmëria sizmike”.

“Edi Rama foli për shtëpitë që ekzistonin në Siçili, tërmeti i 68-ës Bellici dhe ne kemi ende barraka aty, të themi të vërtetën. Kjo do të thotë se përpjekja që unë po e ndjek dhe që po bëhet në Shqipëri është një përpjekje shumë e rëndësishme sepse sfida është pikërisht ajo që të tregojmë se mundet të ndërhyjmë në mënyrë të shpejtë me një rindërtim i cili kapërcen fazën e emergjencës së përkohshme”.

Sepse, shtoi arkitekti italian, “kemi mësuar shpesh herë edhe nga tërmete të tjera në Itali për shembull tërmeti i Irpinias apo i Aquialas apo ai në Amatrice dhe Norcia dhe mendoj se emergjenca e përkohshme është një hipokrizi e plotë. Sepse ndërtohet  menjëherë, ndërtohet keq me struktura që qëndrojnë aty 10, 20 apo 30 vjet. Besoj se sot kemi teknologjitë, kapacitetet e duhura për të aktivizuar një rindërtim solid të vazhdueshëm duke përdorur materiale si druri që janë materiale të jashtëzakonshme për të cilat si Shqipëria dhe Italia kanë disponibilitet dhe që shpesh nuk përdoren sepse nuk dimë sesi t’i përdorim”.

Por, tha Boeri, “duke përdorur edhe materiale të tjera tradicionale si çeliku, si gëlqerja, duke krijuar edhe hapësira të tjera sepse sfida e re e tërmetit nuk është si cunami, nuk është stuhi, por lind nga toka, ku jemi mësuar të ecim, nga vendet ku jemi mësuar të shkojmë dhe kjo ndjenjë tradhtie është një nga gjërat më të vështira për t’u kaluar”.

“Pashë atë që ka bërë Edi Rama përreth Shqipërisë këto ditë dhe kjo ndjesi që të kesh të bësh me familje që janë të prekura dhe ndihen të tradhtuara nga toka e tyre është gjëja më e vështirë për të kuptuar se ka dy reagime të menjëhershme. Njëra është stop nuk vij më mjaft, nuk vij më kurrë. Kështu që barrakat, hotelet qëndrojnë atje. Ose kemi sipas meje një shpresë të dytë. Ndoshta është e pamundur të rindërtojmë gjithçka në mënyrë identike. Duke bërë sikur harruam atë që ndodhi, që në pak sekonda ndryshuan hapësira të tëra dhe u humbën dhjetëra jetë njerëzish. Mendoj vërtet se përpjekja për të rindërtuar duhet të shohë të kaluarën për të kuptuar siç tha Edi Rama sensin e komunitetit, të popullatave, pra vendet publike, vendet e takimit, proporcionet, ritmet e jetës. Ajo duhet rindërtuar, jo hapësira identike. Duhet të ketë vështrim edhe në të ardhmen sepse kur ndërtojmë marrim përsipër një sfidë të re. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj përpjekjeje dhe ndihemi pjesë e këtij projekti të madh”, tha Boeri.

Next Post
I shpallur në kërkim për trafik droge, 18-vjeçari nga Përmeti arrestohet në Gjirokastër

Vrasje dhe grabitje në tre shtete, arrestohet shqiptari në Selanik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In