Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të presë më 8 nëntor në Bruksel presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç.
“Në takim, dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin gjithëpërfshirës, i cili është vendimtar për rrugët e tyre evropiane”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Mogherinit.
Në shtator, një takim i thirrur nga Mogherini midis Thaçit dhe Vuçiçit ka dështuar, me tërheqjen e këtij të fundit.
Paraprakisht, Thaçi dhe Vuçiç janë takuar në Alpbah të Austrisë, ku kanë shpalosur publikisht idenë për ndryshimin e kufijve, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve./Rel
a,ç