• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arkeologët gjejnë rrënojat e një kështjelle nëujërat e Vlorës (FOTO)

by Java News
21/08/2016 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertët nga universiteti i Southampton në Britaninë e Madhe në bashkëpunim me arkeologët Shqiptarë kanë bërë një zbulim të rëndësishëm nënujor në ish-vendbanimin romak në brigjet e Vlorës.

Një ekip i udhëhequr nga arkeologë të Universitetit të Southampton kanë gjetur rrënojat e pazbuluara të një kështjelle dhe një porti në afërsi të Vlorës në Shqipëri duke e bërë atë një vend shumë më të rëndësishëm nga sa ishte menduar fillimisht shkruan gazeta angleze ‘Daily Echo’.

Ekipi i akademikëve po realizonte kërkime në zonën arkeologjike të Triportit në gjirin e Vlorës dhe zhytësit zbuluan nje shtesë prej 8 akrash të një strukture të përmbytur duke iu shtuar kështu rrënojave aktuale prej 12 akrash.Capture1

Sipas zbulimit mendohet se, Triporti ka qenë një vendbanim i madh gjatë periudhës romake, dhe mund të ketë pasur lidhje me qytetin e vjetër të Aulonës, Vlora e sotme. Ekspedita e 14 studiuesve u udhëhoq nga Peter Campbell i Universitetit të Southampton si dhe Neritan Ceka nga Institutit Arkeologjik Shqiptar dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit. “Një nga zbulimet më të rëndësishme ishin rrënojat e zhytura nën det të cilat na bënë të mendonin rëndësinë e Triportit si një port romak. “Shqipëria ka disa nga ujërat më të rëndësishme në Mesdhe’, shkruan gazeta angleze sipas të cilës ky bregdet ka pasur rol jetik për tregtinë në lashtësi dhe vazhdon të jetë i rëndësishëm, si një zonë konvergjence për speciet nga deti Adriatik dhe Jon”.

Triporti u ofronte anijeve ankorim të sigurtë dhe ishte i lidhur me qytetet e lashta përmes rrugëve kryesore Romake. Kjo zonë u eksplorua fillimisht në shekullin 20 dhe me studime të mëtejshme ne vitin 2000.

Gjatë këtij projekti janë zbuluar spiranca më përbërje guri apo hekuri, amfora, etj. Objekte të tjera të lashta të gjetura përfshijnë tjegulla për shtëpitë, pllaka, dhe kana uji.BW/a.k

Next Post
The Guardian shkruan për mashtrimet me këpucët: Nuk janë “firme”, janë “made in Albania”

The Guardian shkruan për mashtrimet me këpucët: Nuk janë "firme", janë "made in Albania"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I përfshirë në skandalet e Epstein-it, arrestohet ish-princi Andrew në Britani

I përfshirë në skandalet e Epstein-it, arrestohet ish-princi Andrew në Britani

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

Braçe paralajmëron padi penale ndaj Tatimeve: Tejkaluan çdo afat!

February 19, 2026
KUVENDI LIVE! PD kërkon debat për programin e qeverisë, Balla: Ne ecim vetëm përpara!

Balla: GJKKO ndërhyri në kompetencat e Ramës! Vijojmë nismën tonë për ndarjen e pushteteve

February 19, 2026
VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

February 19, 2026
PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

February 19, 2026
“Ti ke fjetur me Lulin”, Balla përplaset me Bardhin te ‘Ligjet’, deputeti i PD: Mos u merr me mua se…

Balla zbulon për PD: Mbani telefonët ndezur! Në orën 16:00 Rama takohet me Trump

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

February 19, 2026
SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

February 19, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Nga zjarri partizan te greva e deputetëve, Gjin Gjoni zbulon skenarët për 20 shkurtin

February 19, 2026
Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In