Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë mbrëmjen e djeshme me një pyetje në rrjetet sociale.
Ndërkohë që sot Ilir Meta dorëzon detyrën si President i vendit, Spahiu pyet: Për çfarë do ta kujtoni Metën si president?
Pas kësaj pyetjeje, të menjëhershme kanë qenë reagimet e qytetarëve, të cilët kujtojnë nga vjedhja e floririt në Kërrabë, deri tek thirrjet për të rrëmbyer sfurqet, hanxharët e sëpatat për të luftuar kundër vjedhjes së votave nga Edi Rama.