• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pakica hibride që na mund

by Arjan Vasjari
18/07/2016 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arjan Vasjari

Dështimi i Reformës në Drejtësi është shumë më tepër sesa një dështim i zakonshëm politik. Ai përfaqson dëshminë dramatike se, trendi reformist edhe kur është shumicë në shifra, nuk arrin dot të shpërthejë pakicën e kalcifikuar të regresit në këtë vend. Po të jemi të ndershëm me historinë ajo nuk lë shteg për t’a interpretuar në këtë rast: reformizmi nuk ka qenë pothuajse asnjëherë shumicë tek ne. Pushtetet edhe ka qenë shumicë por, vetëdija e kultivuar reformiste kurrë. Ajo ka qenë sistematikisht pakicë, herë si pakicë shoqërore, herë si pakicë politike dhe herë si pakicë morale.

Konteksti i reformës në drejtësi ishte unikal për nga kombinimi pozitiv i faktorëve dhe bash për këtë, dështimi i saj është dramatik. Por, ajo çfarë na rrëzon përtokë ne që e mbështetëm pa asnjë interes, nuk është më shumë rrëzimi i saj si produkt politik i një pakice sesa, paaftësia e tmerrshme jona për të shfrytëzuar çastin historik pozitiv duke asistuar shumicën sociale, politike dhe morale pro reformës në betejën e saj me pakicën kundër saj. Po! Reforma ishte një shumicë e qartë sociale, politike dhe morale. Nëntëdhjetëenjë përqind nuk ka nevojë për koment! E megjithatë reforma ra sepse pakica, ky inferioritet numrash dhe përmbajtjesh, u imponua si shumicë, edhe duke mos qenë e tillë, dhe na mundi.

Disfata është faqe botës dhe çdo përpjekje për t’u fshehur e fyen reformën. Rrëzimi i saj duhet përjetuar si disfatë sepse na e shkaktoi një pakicë hibride sociale, politike dhe morale. Një kryqëzim pushtetesh, partish, aferash, interesash, mediash, njerëzish. Por në të gjitha raste, një aliazh post-ideologjik transversal pakicash, i përbërë nga të majtë e të djathtë. Nga një pakicë e majtë dhe një pakicë e djathtë. Sepse, ashtu si jo e gjithë e majta dhe populli i saj ishte pro reformës, ashtu edhe jo e gjithë e djathta dhe populli i saj ishte kundër saj. Ndoshta, njolla historike mbi reformistët e heshtur të së djathtës do të duket gjatë sepse nuk patën kurajon që të deklaroheshin publikisht në atë që besonin, në ndryshim nga antireformistët e së majtës  që, së paku, guxuan të dilnin hapur kundër.

Mirëpo njëherazi, rrëzimi i reformës ka provokuar si kurrë më parë vanitetin e antiamerikanëve, manitë e delirantëve të medias, pazaret e mitomanëve të politikës, kalkulimet vulgare për pushtetin e nesërm, lajthitjet e injorantëve, fantazmagoritë e shifrave dhe sigurisht, mirëkuptimin mes idiotëve. Për korrektesë, edhe këta janë pjesë integrale e kompartimentit hibrid të pakicës. Por, edhe ndaj tyre reformizmi ka humbur dhe disfata duhet pranuar.

Game over! Fakti që ne humbësit jemi sidoqoftë, shumica sociale, politike dhe morale nuk e bënë më pak dramatike narrativën e fatit të reformës në drejtësi. Mund të na ngushëllojë deri diku fakti që, ata që na mundën ngelen sidoqoftë një pakicë hibride. Por sa para bënë! Ne nuk ishim në garë me ta por, me nevojën historike për të reformuar sistemin tonë të drejtësisë. Fatalisht, reforma u rrëzua e bashkë me të edhe ne. Të gjithë!

*Posaçërisht për JavaNews

Next Post

Veliaj: Kinostudio, zonë me interes të veçantë, plani projekton Tiranën e gjeneratës tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In