• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arjan Vasjari/ Meta nuk është problemi… Sigurisht as zgjidhja!

by Java News
31/07/2016 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta ka qenë, dramatikisht përcaktues në formulimin e stigmës sociale “banda LSI”. Videoja e tij e famshme me Dritan Priftin dhe shifra edhe më e famshme se videoja,ishin tabulati i fundit publik për të kuptuar njëherë e mirë një lloj arketipi politiko-kulturor që deri atëhere nuk ish parë a dëgjuar. Natyrisht, siç ndodh rëndom në ndërtimin e stereotipeve,e gjitha formulohej në shenjën e teprisë. Sepse, Ilir Meta nuk ishte më i korruptuar se të tjerët. Duke përllogaritur mirë të qenit tranzit në atë biçim koalicioni, ai donte të ishte maksimalisht rentabël. Kësisoj nuk arriti dot kurrë të frenonte arsyen lukrative (e vetmja në fakt) të egzistencës së tij në atë qeverisje dhe mbi të gjitha, të kuptonte se, nganjëherë, të futesh në dietë për para, mund të jetë shumë më e shëndetshme se të futesh për kilet tepër. Çfarë ndodhi më pas me gjykatat për atë video është e ditur…

Mirëpo, duam s’duam Ilir Meta ka ndërtuar një orbitë të atillë, politike rreth së cilës vërtit jo vetëm partinë e tij por, mbi të gjitha, ia ka dalë të vërtisë edhe sistemin politik. Posaçërisht, dy partitë kryesore. Brenda rrënojave morale të sistemit, ai ia ka dalë që të ndërtojë një influencë dominante, pavarësisht dizbalancës së qartë mes peshës së tij elektorale dhe peshës parlamentare. Ia ka dalë që, qoftë nën qeverisjen e Sali Berishës e qoftë nën atë të Edi Ramës, partia e tij të funksionojë si një enklavë politike me status special për të cilën shumë- shumë mund të flitet por, nuk mund të preket. Në të kundërt, gjithë pushteti bie. Me pak fjalë, LSI është një falsifikim politik ekzemplar dhe do të kishte kuptim që Ilir Meta më shumë se “kingmaker” të quhej “kingfaker”.

Por,Ilir Meta nuk është problemi! Nuk e ka krijuar ai sistemin, ai është krijuar prej sistemit. Ilir Meta është thjeshtë një shpjegim i sistemit. Kësisoj nuk ka asgjë që ta bëjë më pak legjitime sjelljen e tij perverse nga ajo e të tjerëve. E megjithatë, pavarësisht shkaqeve të drejta që përligjin kritikën morale kundër Ilir Metës, duken thellësisht infantile dhe qesharake sulmet, alegoritë, insinuatat, agresioni ndaj tij pas qëndrimeve të qarta distante që ai po merr me partnerin në qeverisje. Janë të tilla sepse përbëjnë një déjà vu të një ligjërimi, identik me atë të vetëm tre viteve më parë.

Në kapërcyellin e prill-qershorit të 2013 ata që sot e sulmojnë atë, thoshin krejt të kundërtën, ndërkohë që të hidhëruarit me të asokohe sot i janë hedhur në qafë. Ilir Meta nuk ka ndryshuar, ka qenë koherent në filozofinë e tij rreth pushtetit dhe parasë qoftë në 2009,qoftë në 2013 e qoftë sot. Me thënë të drejtën, edhe të tjerët nuk kanë ndryshuar aspak vetëm se, Ilir Meta, ka zgjidhur ekuacionin më të komplikuar të politikanit: obsesionin për pushtetin. Meta nuk ka nevojë të vijë në pushtet. Ai aty është. Kjo lehtësi e të qenit aty pa asnjë kosto, i  lejon atij edhe të korruptojë, edhe të korruptohet, edhe të sfidojë aleatin, edhe të kërcënojë për rrëzimin e qeverisë, edhe të flirtojë me opozitën, edhe të kërcasë dhëmbët, edhe të flasë për konsensusin, edhe të spekulojë me stabilitetin e rajonit. Eshtë një luks politik i shfrenuar që e kanë vetëm ata që nuk vuajnë nga frika se mund të humbasin pushtetin. Ilir Meta është i tillë. Por, duhet nënvizuar edhe njëherë se Meta nuk është problemi.

Atëhere, për një logjikë përjashtimore, problemi i ngelet të jenë të tjerët. Jo vetëm pse ata janë shkaktarët e lindjes së këtij sistemi dekadent që ka bërë të lindë edhe fenomenin Meta, por, mbi të gjitha sepse tek ky fenomen ata shikojnë zgjidhjen e obsesionit të tyre për pushtetin. Kjo nuk mund të kapërdihet më sepse gjendemi në një spirale të padurueshme ku zgjidhja është po aq kriminale sa problemi. Atëhere në emër të aritmetikës politike (jo të vlerave që mbartin), dy partitë kryesore kanë detyrimin të gjejnë një zgjidhje tjetër. E cila detyrimisht duhet të kalojë përmes ridimensionimit demokratik të fenomenit Meta. Kurrsesi për të asgjesuar LSI-në apo Ilir Metën por, në respekt të normës kushtetuese, të një standarti moral komun dhe principit politik të proporcionalitetit, lipset që reforma e re elektorale të udhëhiqet nga fryma e rithemelimit të një skene bipolare.Tripolariteti dështoi! Kjo nuk do të na bëjë detyrimisht një demokraci më të mirë por, tek e fundit, do kemi një alibi më pak për të keqen që na ka zënë. Dhe nuk është pak !

Posaçërisht për Javanews   

Next Post

Rasti më i "rëndë" i Pokemon Go është ky britanik... gruaja ishte duke lindur, kurse ai...

Comments 1

  1. Milena says:
    10 years ago

    Zoti Vasjar,the,e cnuku the per Meten,dhe me te drejte,dhe mir ja ben.Por,me ke bashkepunon ne koalicion ky Meta,nuk ndihesh fare.Si e shkel ligjet dhe vendimet e gjykatave ky koalicion,nuk thua asgje.Si po e jep me koncension,apo si I thoni juve PPP,gjithe Shqiperine,nuk thua asgje.Kaq frike ke more Vasjar,t’i permendesh emerin kryeministrit tend,qe ne fakt ishte ai inisiatori dhe shkaktari I lidhjes me Meten,megjithese ky I fundit nuk kishte lene gje pa thene kunder Rames.I bie rrotull-e rrotull e meazalla se ja nxjerr koken asoj qe ke ne mendje te thuash,por qe edhe ti vete nuk e ke te qarte se cfare kerkon te thuash.Ftillohu Vasjar,ftillohu,po nuk munde kerko edhe ndihmen e kolegeve te tu,si sokolin,Llorencin,stefanin,bile edhe Nanon.Apo me afer ke Minxhozin dhe Nazarkon,se keta I qajne keto tema qe ke qejf ti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

November 4, 2026
“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

November 4, 2026
Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In