• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Fatalisht, ora e PD dhe koha e Reformës nuk përputhen

by Arjan Vasjari
25/05/2016 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arjan VASJARI*

Ajo se cfarë e zhvendos në kufijtë e fatales marrëdhënien mes Partisë Demokratike dhe reformës në drejtësi është se,  ora e saj dhe koha e reformës,  tashmë,  nuk përputhen më. Nuk janë ultimatumet e ambasadorëve për mos ta shtyrë miratimin, nuk janë as afatet e përcaktuara nga zyrat e Brukselit apo qoftë edhe pragu traumatik i qershorit që do të lejonte, së paku teorikisht,  hapjen e bisedimeve për anëtarsimin.Jo, nuk është asnjëra prej këtyre në vetvehte shkaku i fatalitetit! Shkaku është se,  Partia Demokratike ose nuk e shpenzoi kohën e saj për reformën, ose e shpenzoi keq atë në funksion të orës së saj politike!

Eshtë thënë e stërthënë dhe tani ngelet vetëm të elaborohet në manualet e historisë sonë politike se, Partia Demokratike e administroi në mënyrën më pak inteligjente të mundshme procesin e reformës në drejtësi. Në parim, nuk kuptoi se reforma në drejtësi ishte një lloj destini politik (pra edhe i saj) të cilit nuk do t’i shpëtonim dot kurrë. Destin që nuk mund të negociohej, nuk mund të kthehej dhe nuk mund të shtyhej.Duhej vetëm të pranohej!

Cfarë bëri PD-ja? Fillimisht u përpoq ta injoronte duke e sjellë dërgatën e saj të ekspertëve në Komisionin e posacëm për reformën, gati shtatë muaj me vonesë. Komisioni ndërkohë, kishte hedhur piketat e reformës dhe opozitës i ngelej të pranonte të endej në një planimetri reforme së cilës nuk ia kishte idenë. Më pas, draftet e Komisionit të posacëm iu nënshtruan dy herë Komisionit të Venecias dhe Partia Demokratike, ndonëse nuk kishte asnjë pengesë të përcillte një draft paralel, u mjaftua me një set kritikash të saj të cilat u besua se përmbushnin gjithë cfarë ajo pretendonte mbi reformën. Por, në maj të 2016, pas gjashtëmbëdhjetë muajsh punë për reformën në drejtësi, opozita ka rrëzuar gjithë kohën e saj brenda reformës, duke i rrikthyer akrepat politik tek ora zero. Fillimisht u mendua se,  deklarimi i Sali Berishës  “…tashmë reformën do ta udhëheqë opozita…” ishte thjeshtë një nga shizmat e tij emotive. Mirëpo, PD e paska seriozisht! Ndonëse e votoi në parim, Lulzim Basha kërkon që, në emër të cilësisë,  reforma në drejtësi të shtyhet në kohë!!!

Që këtu ka një marrëzi politike nuk ka dyshim, cështja është se kujt duhet t’ia njohim të drejtën e autorit . Sepse, edhe ta përdorësh kohën tënde për reformën sipas dëshirës, edhe të trumbetosh si fitore që Venecia mori parasysh vërejtjet e tua, edhe të votosh në parim cilësinë e reformës sipas rekomandimeve të Venecias dhe në fund të thuash që cilësisht reforma nuk u përmbahet parimeve do të thotë të jesh, minimalisht, një mendje politikisht e destabilizuar. Ose (dhe ka të ngjarë të jetë kështu) do të thotë se Partia Demokratike është në kërkim të një alibije për t’ia nënshtruar reformën në drejtësi orës së saj politike.

Mirëpo, koha e reformës është sovrane! Fatalisht PD nuk e kuptoi këtë, duke dënuar jo vetëm kohën që shpenzoi për reformën por, edhe kritikat e drejta dhe të arsyeshme që mund të kishte ndaj saj. Perfundimisht,  Partia Demokratike duhet njoftuar se, koha politike e Shqipërisë së vitit 2016 nuk lejon që, qëllimi e saj dhe aspirata e shoqërisë të përputhen.Kjo është arsyeja përse, Partia Demokratike e ka humbur betejën me reformën në drejtësi edhe sikur ajo ta pengojë miratimin e saj.Eshtë cështja se,  ora e saj politike ka hyrë në konflikt me kohën e reformës. Betejën me kohën e humbasin të gjithë. PD nuk mund të përbëjë ndonjë përjashtim.

*Posaçërisht për Java News

Next Post

Chelsea shtyn zyrtarizimin e Mourinhos tek Unitedi

Comments 1

  1. Krist says:
    10 years ago

    Arjan,ne Shqiperi te gjithe merren me politiken.Kesisoj edhe ata qe nuk kuptonin shume,kane mesuar,ne mos mjaftueshem,te pakten ,dicka.Por ti,qe je edhe do me thene qe merresh me gazetari,nuk paske mesuar gje.Me vjen keq per kete fakt,por kjo keqardhje nuk me lejon mua te ta fal kete paaftesi,e sidomos guximin tend te shkruash per gjera qe nuk I kupton.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In