• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Arjan Ndoji 1 vit kontakte me ‘Rrumin e Shijakut’”/ Zbulon lidhjet e prokurorit me të inkriminuarit. Çfarë thuhet në vendimin e KPK

by Java News
21/06/2022 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj, që i shpëtoi atentatit te mbikalimi i Shkozetit.

Janë 45 faqe vendim, në të cilat gjenden thuajse të gjitha shkeljet që KPK pretendon që ka gjetur për prokurorin e Durrësit.

Në vendimin e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, mes të tjerash bie në sy zbulimi i një morie kontaktesh që prokurori ka pasur me njerëz të politikës dhe të sistemit të drejtësisë, ku përmendet edhe lidhja e tij me Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, person me precedentë kriminalë.

Pjesë nga vendimi i KPK:

19. DSIK-ja, me shkresën nr. *** prot., datë 1.12.2020, vuri në dispozicion të Komisionit raportin e rishikuar mbi kontrollin e figurës për subjektin e rivlerësimit Arian Ndoja, i deklasifikuar pjesërisht me vendim nr. *** prot., datë 9.12.2020, të KDZh-së, në përmbajtje të të cilit referohet se: “Në vijim të informacioneve të ardhura nga institucioni i verifikimit, në kohështrirje gjatë periudhës së rivlerësimit për përfshirje në korrupsion pasiv të subjektit të rivlerësimit Arian Z. Ndoja, në disa raste rezulton se:

– gjatë periudhës në të cilën z. Arian Ndoja ushtronte detyrën si prokuror, në vitet 2018-2019, dyshohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm, duke favorizuar persona me precedent penal;
– për prokurorin Arian Ndoja, disponohen të dhëna, ku vihemi në dijeni se në vitet 2009 – 2010 ka pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar.
Autoritetet verifikuese informojnë, gjithashtu, se:
– shtetasi A. L. (P./L. M., ‘***’) evidentohet si lidhje bashkëpunuese e Arian Ndojës, i cili sinjalizohet se është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, shfaqur në formën e korrupsionit aktiv, si dhe ka ndikuar në caktimin e trupës gjykuese në një proces civil, për një çështje pronësie, për favorizimin e një pale;
– në ngarkim të shtetasit A. L., alias P. M. (‘***’), administrohen të dhëna të cilat ngrenë dyshime të arsyeshme për përfshirje/pjesë e krimit të organizuar …;
– po kështu, shtetasi ….sinjalizohet si lidhje e pakonfirmuar e Arian Ndojës dhe dyshohet si lidhje e personave të… Për subjektin e rivlerësimit Arian Ndoja, referuar burimeve të hapura mediatike të datës
1.11.2019, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Sh***, ku subjekti i rivlerësimit mbeti i plagosur nga një atentat me armë zjarri, rezulton se ka qenë i shoqëruar në makinë me shtetasin A. L., lidhje shoqërore e z. Arian Ndoja. Ky shtetas, rezulton të jetë person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Aktualisht kjo ngjarje është në hetim nga ana e Prokurorisë së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./ BalkanWeb

foto galeri

Next Post
Manastirliu jep lajmin e mirë: 7-vjeçares i kthehet dëgjimi, 25 fëmijë përfituan implantin koklear falas

Manastirliu jep lajmin e mirë: 7-vjeçares i kthehet dëgjimi, 25 fëmijë përfituan implantin koklear falas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In