• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Aritmetika e emocioneve që mbushi tryezën e Berishës

by Skënder Minxhozi
06/09/2023 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Një takim deputetësh, ku më shumë rëndësi kishte pjesëmarrja sesa ato që u thanë aty, ka rikthyer debatin e brendshëm në PD për çeshtjen e lidershipit. Shumica e atyre që morën pjesë në takim shpejtuan të dalin nëpër studiot e debateve televizive, për të thënë pak a shumë të njëjtën frazë: Sali Berisha është një fuqi reale brenda opozitës dhe si e tillë ajo s’mund të injorohet. Për t’i dhënë fuqi argumentit, këta zotërinj krahasojnë 37 mijë votat për kandidatët kryebashkiakë që mori PD zyrtare në 14 maj, me gjysëm milioni votat që aleanca PD-PL mundi të sigurojë. Deri këtu nuk ka histori: Berisha e mund Lulin pa shumë mundim. Puna është a mund edhe Ramën?!

Idea e fuqisë mitike që historikisht Sali Berisha ka ngulitur në trutë e përkrahësve të tij, lidhet me një kohë tjetër. Me atë kohë kur vërtet ish-kryetari i PD mbushte sheshet, sulmonte me armë pallatet e pushtetit dhe fitonte zgjedhjet edhe duke pasur më pak vota se socialistët. Kjo epokë tani ka marrë fund. Ka mbaruar de facto qysh në vitin 2013 kur Berisha dha dorëheqjen dhe u “varros” edhe de jure në 14 maj, kur Foltorja dhe Partia e Lirisë humbën Shkodrën, Tropojën dhe gjithë Verilindjen.

“Na duhen votat e Berishës, Luli nuk ka takat ta mundë Ramën”, thonë sot të gjithë ata që në 8 janar e pritën me hunj Doktorin tek selia e PD, ndërsa sot po marrin kthesën e radhës. E pse ju duhen vallë ato vota, mund t’i pyesë kushdo që ka lexuar tabelën e rezultateve të zgjedhjeve të fundit vendore. Për çfarë hyjnë në punë gjysëm milioni vota (që nuk janë pak natyrisht), nëse kundërshtari ka marrë thuajse 300 mijë vota më tepër se ty?! Deputetët që sot shkojnë e i ulen Doktorit në tavolinë nuk e pëlqejnë këtë logjikë të thjeshtë, e cila ka të bëjë në fakt me thelbin e egzistencës së një partie të madhe si PD. Nëse një forcë politike e përmasave të tilla nuk synon pushtetin, por qëndron rregullisht lart pragut të fitores mbi kundërshtarin, pse duhet vajtur pas lidershipit që nuk arrin të fitojë?!

Votat e Sali Berishës sot duhen vetëm për t’i bërë karshillëk Lulzim Bashës. Një tufë burrash që për nëntë vjet nuk folën fare, po “nxjerrin kunj” me Lulin, duke i kthyer mbrapsht inatin e akumuluar në një dekadë, kohë gjatë të cilës kanë ulur kokën para tij dhe s’kanë kundërshtuar asnjë herë teksa ai humbiste rregullisht përballë Ramës. Një tufë të frustruarish të Lulzim Bashës po i bëjnë fresk sot Berishës duke e mburrur për gjysëm milion vota në zgjedhjet e fundit, pa u shtyrë asfare që të shohin se me ato vota në pranverë u fitua vetëm Memaliaj dhe Fusharrëzi.

Fuqia politike e Sali Berishës është e barabartë me një opozitarizëm me “xhiro të kontrolluara”. Me dyzet apo pesëdhjetë deputetë nuk ke fituar asgjë, përveç një zëri opozitar përballë qeverisë. Basha mori në 25 prill 2021 plot 622 mijë vota dhe sërish opozita u zhyt në krizë. Në 14 maj Berisha dhe Meta morën vetëm 501 mijë vota dhe të dy bashkë flasin përditë për protesta masive dhe rrëzim iminent qeverie. Kjo vjen sepse rreshtimi pas Berishës, e gjitha kjo bashkësi zyrtarësh që po zbardhen në opozitë, ka të bëjë me aritmetikën e emocioneve dhe të nostalgjisë, jo me realitetin e sotëm shqiptar.

Sali Berisha ka mbaruar si alternativë pushteti. Ai mund të shërbejë vetëm si alternativë inati e frustrimi ndaj Bashës dhe ndaj qëndrimit te tejzgjatur në opozitë. Sa më shumë që korentet të cilat përbëjnë PD e sotme ta shtyjnë momentin e zgjidhjes së një lidershipi përtej Berishës dhe Bashës, aq më të lehtë do ta ketë mbretërimin Edi Rama, qoftë edhe me gjysmën e maxhorancës në burg! Berisha nuk është zgjidhja, por e shkuara e veshur me parzmore dhe heshtë prej Don Kishoti.

 

Next Post
Ndryshimet në qeveri / Emrat e ministrave të rinj nuk kanë mbërritur ende në Presidencë

Ndryshimet në qeveri / Emrat e ministrave të rinj nuk kanë mbërritur ende në Presidencë

Comments 1

  1. Saje Sarajliu says:
    2 years ago

    I nderuarMinxhoz.
    Keni shkruajtur një vijë sjellje, leksion se kush ka mënd e trù, nga këjo opozitë të shkalafitur, duke bërë një mbyllje brilante, si …………”aq më të lehtë do ta ketë mbretërimin Edi Rama, qoftë edhe me gjysmën e maxhorancës në burg! Berisha nuk është zgjidhja, por e shkuara e veshur me parzmore dhe heshtë prej Don Kishoti”.
    Unë, do të shtojsha se Edi Rama, sikur të caktojë si kandidatura, për deputetë apo kryetarë bashkie, edhe GJELA DETI, apo KAPONJ DETI siç i thonë toskët, përsëri e përsëri, do ti fitojë zgjedhjet, kudo e kurdoherë.
    Ndersa don Kishotit nga Vuqidoli, do ti uroja pleqëri të mbarë, dhe sa më pak shurrë në pantallona, se po kuterbon erë të keqe dhe po lë nam nëpër takime…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dikur privilegj i një grupi fermerësh”, Rama: Produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës

“Dikur privilegj i një grupi fermerësh”, Rama: Produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës

December 28, 2025
Voton Haradinaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të ardhmen e Kosovës

Voton Haradinaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të ardhmen e Kosovës

December 28, 2025
“Non grata” 2 gazetarët shqiptarë në Greqi/ Deputeti socialist Ardit Bido kërkon listën e personave të ndaluar në kufi

“PD kërkon të zhbëjë reformën”, Bido: PS në mbrojtje edhe pse është goditur nga brenda

December 28, 2025
“Presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e…”, Rama: Zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të AKSHI-t

“Presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e…”, Rama: Zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të AKSHI-t

December 28, 2025
Lë pas Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Francën/Raporti: Shqipëria, vend i mirë për të dalë në pension

Si do të ndryshojë pensioni në Shqipëri: Reforma gati në 2026-ën, nuk preken kontributet

December 28, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 28, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Nuk po luftohet korrupsioni, por ekonomia

December 28, 2025
Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban…

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban…

December 28, 2025
“Jemi shumë pranë marrëveshjes për Gazën”/ Netanyahu pranon planin e Trump, pritet vendimi i Hamas 

Gaza dhe Irani në fokus?! Netanyahu niset drejt SHBA-ve, do të takojë Trump

December 28, 2025
Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin

Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com