• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Argumentet e ‘Venecias’ që fundosën Ilir Metën

by Endri Kajsiu
11/10/2019 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu

Komisioni i Venecias ka bërë publik ditën e sotme raportin final për veprimin e Ilir Metës i cili ç’dekretoi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit duke tentuar t’u heqë shqiptarëve të drejtën e votës edhe pse mandati katër vjeçar i kryebashkiakëve të zgjedhur kishte mbaruar.

Venecia ka lënë në fuqi raportin paraprak të dalë në media në fund të muajit shtator, ku theksohet se “Presidenti Ilir Meta veproi në mungesë të bazës ligjore për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Në opinionin e miratuar sot, i cili është bërë me kërkesë të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Komisioni i Venecias thekson se Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik. Edhe në rastet e emergjencave shtetërore, si lufta apo katastrofat natyrore, Parlamenti duhet të miratojë një legjislacion ‘ad hoc’ për të shtyrë zgjedhjet’.

Duke parë argumentimin e të urtevë të Venecias, çdokush kupton se shkelja Kushtetuese nga Ilir Meta ka ndodhur. Ajo që kuptohet dhe thuhet qartë në raport është fakti se zgjedhjet nuk mund të shtyheshin nga Ilir Meta për dy arsye shumë të thjeshta:

Së pari sepse këtë kompetencë Presidentit nuk ia jep Kushtetuta në asnjë rresht.

Së dyti, sepse fakti që disa parti zgjedhin të mos hyjnë në zgjedhje me vullnetin e tyre, nuk do të thotë që kjo t’ju imponohet të gjitha palëve duke lënë popullin pa të drejtë vote.

Kështu rrjedhimisht, raporti i Venecias i ka vënë vulën zgjedhjeve të 30 qershorit duke i konsideruar ato si të ligjshme dhe aktin e Metës anti Kushtetues.

Nga ana tjetër, Venecia duke parë faktet që kanë në tavolinë në opinionin e tyre thonë se shkelja e Metës nuk është aq e rëndë sa të mund të shkarkohet, por nuk e vënë në diskutim që Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën duke tentuar moslejimin e zhvillimit të zgjedhjeve me ç’dekretimin e 30 qershorit.

Por, Venecia le hapur të mundësinë e shkarkimit të Ilir Metës kur shprehet se për shkarkimin duhet të gjykojë Parlamenti dhe të vendosë Gjykata Kushtetuese, pasi ka edhe fakte të tjera të pasojave të vendimmarrjes së Metës që Venecia nuk i disponon.

Thënë të gjitha këto, ato që kuptohet qartë nga raporti final i Komisionit të Venecias është se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, pasi nuk ka asnjë kompetencë për shtyerje zgjedhjesh, pavarsisht nëse një parti apo disa të tilla me vullnetin e tyre nuk duan të marrin pjesë në proces. E kjo i vë vulën 30 qershorit dhe i hap udhë shkarkimit të Metës më faktet e reja të pasojave të veprimeve të tij që do i gjykojë Parlamenti dhe më pas Gjykatës Kushtetuesë që do të konfirmojë shkeljen si të rëndë apo të lehtë (pra të aprovojë shkarkimin apo ta lërë ende të detyrë).

/lexo.al

Next Post
“Ngrijnë” negociatat me Vetëvendosjen, zëdhënësi i LDK-së: Do të presim certifikimin e rezultatit

"Ngrijnë" negociatat me Vetëvendosjen, zëdhënësi i LDK-së: Do të presim certifikimin e rezultatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

November 6, 2026
I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

November 6, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

“Mbase do më duhet ta shkatërroj Iranin”, Trump po rimendon luftën, Garda: Sulme pa kufizime në hartë

November 6, 2026
Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

November 6, 2026
Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

November 6, 2026
Rriten krimet seksuale! 15 të mitur viktima vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti

E rëndë në Vlorë/ Shtatë nxënëse të mitura denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual në shkollë, ndalohet arsimtari 35-vjeçar!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In