• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Argjinatura e re e Bunës do të shpëtojë zonat rreth Shkodrës nga përmbytja”

by Java News
16/09/2019 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 1200 hektarë tokë në zonën e Shkodrës nuk rrezikojnë më të përmbyten nga ujërat e lumit Buna.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi pa nga afër punimet që po kryhen për rahabilitimin e argjinaturës së Bunës në fshatrat Pentar e Luarëz. Vlera totale e këtij investimi është rreth 128 milionë lekë.

“Kjo është një argjinaturë e cila po përforcohet e gjitha me shtresë betoni. Ka qenë nga pikat më të dobëta që përmbytej vazhdimisht. Përmbytja më e madhe ka qenë ajo në vitin 2011 kur u bashkua Drini me Bunën. Kjo argjinaturë tani do të mbajë rreth 1200 hektarë tokë të shfrytëzuara shumë nga fermerët e zonës. Kjo është një nga ndërhyrjet më serioze që po i bëjmë argjinaturës së Bunës. Me këtë ndërhyrje kemi një garanci shumë të madhe që nga Buna nuk do të kemi më shqetësime për sa i përket përmbytjeve”, tha ministri Çuçi, teksa shtoi se prej vitit 2013 në Shkodër janë dhënë rreth 1 miliard lekë investime në infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytjet dhe për skemat e ujitjes. Ministri kërkoi përmbylljen e punimeve përpara se të nisë sezoni i shirave.

Argjinatura e Bunës në Pentar-Luarëz është e gjatë rreth 6,5 km. Kur rritet niveli i Bunës paraqet rrezikshmëri të lartë për tokat përreth. Investimi parashikon rritjen e qëndrueshmërisë së argjinaturës, duke e veshur me beton skarpatën e brendshme, përmes së njëjtës teknologji siç janë rikonstruktuar argjinaturat e tjera të lumit Buna. Në këtë argjinaturë nuk ishte bërë asnjë ndërhyrje serioze që prej viteve ’70. (ata)/l.m

Next Post
Ishëm/Lulzim Basha i mbledh aleatët për darkë në kantinën e Agron Dukës

Ishëm/Lulzim Basha i mbledh aleatët për darkë në kantinën e Agron Dukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

Vatikani refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Krizat duhet të menaxhohen nga OKB

February 18, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Projektligji për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Begaj: Është kompetencë e Kuvendit

February 18, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

Berisha: Rama po sillet si lopë e çmendur, kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues

February 18, 2026
Mbreti i Panairit

Miting Funeral

February 18, 2026
Komiteti i Punëve të Jashtme të PE vizitë në Tiranë, McAllister: Protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci

Komiteti i Punëve të Jashtme të PE vizitë në Tiranë, McAllister: Protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci

February 18, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Shkurt 2026

February 18, 2026
“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

February 18, 2026
Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

February 18, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Tashmë trajtimi i arrestit me burg nuk mjafton

February 18, 2026
Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In