• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Argita po mundohet të justifikojë vjedhjen dhe…”, Demalia: Prona e klubit ‘Partizani’ t’i kthehet shtetit shqiptar

by S T
18/09/2024 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demalia: Prona e klubit ‘Partizani’ t’i kthehet shtetit shqiptar, Argita po mundohet të justifikojë vjedhjen dhe…
Analisti Ilir Demalia u shpreh dje, se Argita Malltezi së bashku me taborin e partisë së babit, si trashëgimtare e pasurisë së grabitur të shqiptarëve me pozitën e babit, mundohen të justifikojnë vjedhjen dhe krimet që i kanë bërë shqiptarëve gjatë sundimit të babit. Sipas tij, prona e Klubit Partizani, grabitur nga familja Berisha me fuqinë e babit kryeministër, është pronë e shtetit shqiptar dhe duhet kthyer shtetit shqiptar. “Argita studio më studio, së bashku me taborin e partisë së babit, si trashëgimtare e pasurisë së grabitur të shqiptarëve me pozitën e babit, mundohen të justifikojnë vjedhjen dhe krimet që i kanë bërë shqiptarëve gjatë sundimit të babit.

Në lidhje me Klubin Sportiv Partizani, sillet vallja vërdallë, për të krijuar konfuzion dhe për ta quajtur krimin Berisha, si i ndaluar politik i ndërgjegjes. Nuk bëhet pyetja dhe nuk di pse dhe SPAK nuk ka hetuar: 1. Prona e Klubit Partizani a ka qenë pronë e blerë pronarëve nga Jakomoni? Historia tironcëve të vjetër thotë PO. 2. Mbas mbarimit të Luftës, pronat e Italisë, sigurisht kaluan në pronësi të shtetit. 3. Përse nuk ka dokument sekuestrimi nga sekuestrimi shtetit komunist për pronarët e këtyre familjeve? Prona e Klubit Partizani, grabitur nga familja Berisha me fuqinë e babit kryeministër, është pronë e shtetit shqiptar dhe duhet kthyer shtetit shqiptar”, shkruan Demalia.

Ndërkohë, në një tjetër reagim, analisti kujton të gjitha krimet dhe aferat e llahtarshme të Berishës.

“Edi Rama, ka 12 vjet në pushtet, me një qeveri skandale pas skandalesh te llahtarshme për korrupsion, dhe ka të sigurt mandatin e katërt dhe të pestë. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh se përballë Ramës është një opozite e konsumuar e diskretituar, e korruptuar deri në fyt kür ka qenë në pushtet, dhe vazhdon përfiton prej pushtetit te opozitës. Një opozitë që mban si lider të vetmin komunist të ngelur në politikë në Europën Lindore. Me një retorikë dhe leksik të vjetëruar “antikomunist” pas 35 vjetësh me demagogji komuniste si komunsti- antikomunist që tërheq zvarrë shqiptarët si litari i lënë jashtë komunist.

Njeri i akuzuar për korrupsion të lartë dhe minim të demokracisë nga State Department USA dhe Foreign Office England. Këtë nuk nuk ka nevojë të na e thotë as Amerika as Anglia se e dinë shqiptarët më mirë.

1996 njeriu dhe partia që hapi rrugën e masakrës së zgjedhjeve. 1997 hapjen e depove të armëve ku si rezultat u vranë 3000 shqiptarët dhe pasojat vazhdojnë dhe sot. Furnizimin e makinerisë vrastare të Millosheviçit me naftë, kur thyente embargon e OKB. Shperthimin e Gërdecit të biznesit të Zenit të babit ku u vranë 26 qytetare dhe miliona dollar shkatërrime. Të vrarët para kryeministrisë të 21 Janarit.

Akuza për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv janë si gjyqi i kafeve të Nexhmie Hoxhes. Sali Berisha dhe shpura e tij e palaçove pa dinjtet dhe integritet, si vemje të nje kufome politike për te siguruar një vend në Parlament, ka rezultuar në një neveri dhe urrejte për këtë opozite që janë katandisur si vullnetarët e Enverit në 1991 nga enveristi i fundit Sali Ram Berisha. Kjo është drama e shoqërisë shqiptare sot që do ti lejojë Edi Ramës, një sundim të gjatë në pushtet”, tha ndër të tjera Demalia.

Next Post
Rrjedhja e dokumenteve zbulon fushatën dezinformuese të Rusisë/ Skema si Moska synonte të njolloste Ukrainën dhe qeveritë perëndimore që e mbështesin

Rrjedhja e dokumenteve zbulon fushatën dezinformuese të Rusisë/ Skema si Moska synonte të njolloste Ukrainën dhe qeveritë perëndimore që e mbështesin

TË FUNDIT

10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

November 6, 2026
Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

November 6, 2026
Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep

Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep

November 6, 2026
Paralajmërim për bombë në fluturimin Ankara-Sanliurfa, evakuohen pasagjerët! Nisin hetimet -

Tjetër alarm për bombë në qiejt e Europës, 21 raste të raportuara brenda tri ditësh

November 6, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Meta reagon nga qelia: Nuk ka Europë që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit, ishte regres-raport

November 6, 2026
Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!

Forumi BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë, ministri Gogu: Lufta kundër korrupsionit, provë kyçe e rrugës evropiane të Shqipërisë!

November 6, 2026
BE humb rreth 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale

BE humb rreth 60 miliardë euro çdo vit nga parajsat fiskale

November 6, 2026
“Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën!

“Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën!

November 6, 2026
Aksident tragjik në Francë, autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet edhe për viktima!

Aksident tragjik në Francë, autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet edhe për viktima!

November 6, 2026
Ministri Hoxha takohet me homologun rumun: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së!

Ministri Hoxha takohet me homologun rumun: Mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In