• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Argatët shqipfolës të Kremlinit gjejnë strehim politik tek kolibja e Mickovskit!

by Java News
10/05/2024 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Azgan Haklaj

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mbaruan për sivjet.
E theksoj “për sivjet” pasi që ky shtet me këtë tablo post-elektorale, me retorikën anti-europiane dhe anti shqiptare që ka shoqërusr dhe pritet të materializohet nga fituesi VRMO, nuk mund të ketë stabilitet.
Gjithsesi nuk është fokusi im analiza e detajuar e zgjedhjeve por thjesht ç’farë
humbi e ç’farë “fitoi” faktori shqiptar atje si dhe influencat anti europiane pro ruso-sllave që prevaluan dhe rreziku i intensifikimit të
tyre rajonal.
Partia e parë shqiptare BDI dhe koalicioni proeuropian multietnik i udhëhequr nga Ali Ahmeti i kishte të hapura pa kamuflim synimet e veta-avancim i të drejtave të shqiptarëve dhe pakicave sipas standarteve më të përparuara euroatlantike:
Integrim i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian duke mundësuar paraprakisht ndryshimet e domosdoshme kushtetuese.
Barrikadë ndaj influences ruse në Maqedoninë e Veriut e në rajon si një faktor destabilizues që kryesisht synonte faktorin shqiptar si kombi më pro-europian dhe proamerikan.
Këto nuk ishin slogane të Ali Ahmetit por vetë rruga e tij ngulmuese e rezultative e provuar në 23 vite.
Natyrisht që reaksioni ndaj tij dhe principeve që përçoi ishte i egër nga VMRO dhe nacionalizmi primitiv maqedon.
Por çuditërisht kësaj rruge të mbrapshtë ju bashkua dhe opozita shqiptare “VLEN”.
Shansi që Ali Ahmeti ju propozoi për një kandidat të përbashkët presidencial u kundërshtua prej tyre biles arritet deri aty sa ti sigurojnën kandidates së VRMO-së censusin për tu zgjedhur në raundin e dytë duke përfituar mbështetjen e VMRO-së në disa vende për të marrë mandatet e fundit.
Mjafton të shohësh rezultatet në Tetovë për presidenten dhe votat parlamentare dhe krijon bindjen e menjëhershme.
Koeit anti shqiptar e antiperëndimor fatkeqësisht ju bashkua paradoksalisht dhe Albin Kurti.
Ndonëse Glauk Konjufca, numri 2 i VV e quajti votën pro VMRO-së një votë anti shqiptare Albin Kurti haptasi doli kundër kursit pro shqiptar, proeuropian e proamerikan.
Pasojat e këtij intervenimi do ti vuajë e po i vuan Kosova.
Nuk ngelen prapa në suportin për nacionalizmim maqedon edhe Ilir Meta dhe kori i korruptuar anti amerikan në Tiranë të cilit akoma pa dalë rezultati zyrtar ju bashkua edhe Sali Berisha nga bunkeri i tij non grata.
E parë në tërësinë e saj kjo tablo në Maqedoninë e Veriut e në rajon duke mos neglizhuar situatën jo stabile në Mal të Zi deshmon mjerisht për një influencë në rritje të Rusisë dhe sateliteve të saj në rajon duke synuar ta rikthejnë në vatër krize për të zbehur luftën barbare dhe krimet humane në Ukrainë.
Koalicioni “VLEN” po deshmon se jo vetëm nuk vlen aspak por synimi i tyre është okult dhe për pushtet pa përfillur asnjë princip që përmirëson jetën e shqiptarëve dhe qëndrueshmërinë e integrimin e Maqedonisë së Veriut.
Jam i sigurt se kësaj situate SHBA dhe BE do ti dalin përballë me masa dhe refleksion të thellë pasi rrezikohen gjerësisht interesat gjeostrategjike -euratlantike në rajon e me gjerë.
Parashikimet e liderit absolut të shqiptareve në Maqedoni të Veriut Ali Ahmeti ishin të sakta.
Ndaj koalicioni europian që ai udhëheq nuk është thjesht slogan por sintezë e realitetit të rezikshëm.
Sa për të drejtat e shqiptarëve si ato humane dhe shtetërore askush si BDI e Ali Ahmeti nuk do mundet ti ruajë e avancojë.
Jo vetëm formula Badinter e Marreveshja e Ohrit mbi të cilat qëndron shteti i Maqedonisë së Veriut, por asnjë formulë tjetër e stisur nuk mund të sigurojë stabilitet e integrim pa pjesëmarrjen e faktorit të parë shqiptar dhe i dyti në rang vendi.
Gjithçka tjetër është utopi dhe verbëri politike për poste dhe karrike.
Histerizmi anti-shqiptar, anti europian, anti amerikan që fatkeqësisht përfaqësohet nga shqipfolës mëkatarë që e fillojnë tek Mickovski e përfundojnë tek Beleri dhe rreshtohen përkrah Vuçiçit dhe Dodikut me shpresë tek Kremlini që është ndëshkuar me rezolutën Basha me koncensus në Këshill të Europës dhe në OKB është jo vetëm mjerim i tyre por dhe fundi politik.
Në tribunën e politikës kombëtare mbetn të paprekshëm vetem misionarët e vizionarët
I tillë është Ali Ahmeti, burri i pathyeshëm i Uskanës pikëpjekjes së mbretërive Ilira-Dardane.
8 Maji është deshmia e gjallë.

Comments 1

  1. Ypupop says:
    May 10, 2024 at 15:56

    Bravo Azgan!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In