• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ardian Ndreca: Blushi, komunist që ta neverit letërsinë, e ka vendin pranë Berishës e Islamit

by A R
04/11/2015 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ben Blushi është person me ide komuniste, sipas Ardian Ndrecës, i cili komenton akuzat e fundit ndaj Lef Nosit.

Ndreca thotë se është mirë që Blushi është shmangur nga Partia Socialiste, pasi për idetë e tij, ai e ka më shumë vendin përkrah Kastriot Islamit dhe Berishës.

Ndreca është edhe më kritik me Blushin shkrimtar, duke thënë se shkrimtarët si Blushi ta neverisin letërsinë.

“E ndoqa nëpërmjet shtypit polemikën që Blushi ka shkaktue këto ditë, me qëllim me promovue vetveten. Tue e pa çeshtjen me ftohtësi më ban përshtypje sesi nji parlamentar ban thirrje për shkatrrim të dhunshëm monumentesh. Në rastin konkret ai monument asht vu konform me ligjet dhe asnji deputet nuk e nderon nji thirrje si ajo e Blushit, prandaj jam dakord me të kur thotë se parlamenti asht i mbushun me individë mjerana.

Në qoftë se do ta kishte studjue sadopak historinë do ta dinte se populli i Elbasanit e donte dhe i ishte mirënjohës Lef Nosit pse ai e mbajti me bukë në kohën e krizave të Luftës së Parë Botnore, e shpëtoi prej lukunisë së haxhiqamilistave, ndihmoi me nji veprim filantropik bashkëqytetarët e tij, mblodhi dhe botoi dokumente historike me vlerë të padiskutueshme.

Nuk e di nëse qytetarët e Elbasanit kanë arsye me i qenë mirënjohësa Blushit sot për arsye të ngjashme? Sigurisht Blushi nuk ban mirë që mburret se nuk shkon prej disa kohësh në parlament, të paktën të kishte ndershmëninë me lanë mandatin dhe me u engledisë me romanza, por jo me marrë leje krijimtarie tue u pague me taksat e shqiptarëve që e kanë votue me i përfaqsue.

Do të ishte me shumë interes me zbulue proces verbalin e arrestimit të Lef Nosit, pse kur ai lëvizte prej malsive të Shkodrës drejt kryeqytetit, deri në ditët e fundit para arrestimit, kishte me vete, siç kanë dëshmue njerëz që e kanë takue para arrestimit, nji këllef të vogël me gur të çmueshëm që janë zhdukë. Do të ishte me interes me dijtë se ku kanë përfundue, pse sigurisht që ishin pronë e ligjshme e të zotit dhe vjedhja e tyne përban nji krim mbrenda krimit.

Do të shtoja se në qoftë se Blushit do t’i jepnin bezdi ata honxho-bonxhot që çdo vit dalin me fotot e diktatorit Enver Hoxha, do t’ia kishim marrë si parimor këtë reagimin ndaj Nosit, por Blushi ka nji ide komuniste për të majtën, prandaj ka qenë nji e mirë e madhe që e kanë mënjanue nga ajo parti. Blushin e shoh ma mirë përkrah Kastriot Islamit, Sali Berishës, Fatos Nanos, sesa Milena Haritos apo Niko Peleshit. Ndërsa si shkrimtar Blushi ka shumë shokë në Shqipni, ata të aradhës së logorroikëve pa talent, që janë shumica absolute e kategorisë dhe ta neverisin letërsinë”, thotë Ndreca.

TEMA

Next Post

Shkodër, breshëri automatiku lokalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com