• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arbitri grek që u kërcënua me armë: “Ju lutem, kini mëshirë, gruaja ime është shtatzënë”

by Java News
13/03/2018 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dielën një incident tepër i rëndë u regjistrua në kampionatin grek teksa presidenti i PAOK, Ivan Savvidis, u fut në fushën e lojës i armatosur duke kërcënuar arbitrin e ndeshjes.

Si rrjedhojë e këtij veprimi, i cili është i fundit në një seri të gjatë dhune brenda dhe jashtë fushe, qeveria greke mori vendimin për ndërprerjen pa afat të kampionatit.

Sipas të përditshmes sportive “Live Sport” të martën, presidenti i Federatës Helene të Futbolli Vangelis Grammenos, që u emërua në krye të institucionit më të lartë futbollistik në Greqi falë mbështetjes së PAOK, tashmë gjendet në një situatë të rënduar psikologjike, nën presionin e zhvillimeve në Super Ligën e Greqisë, dhe është pranë dorëheqjes.

Burime të tjera pretendojnë se ai nuk do të dorëhiqet tani, por mund ta bëjë më vonë, me të përfunduar disa çështje hetimesh në lidhje me ngjarjet në Super Ligë. Pikërisht gjendja e tij e rënduar është edhe arsyeja e heshtjes nga ana e federatës, për ngjarjet e ndodhura në Stadiumin Toumba.

Dimitris Skouteris, kreu i komitetit të apelit në EPO, që me vendimin e tij i ktheu PAOK tre pikët e zbritura, vuajti disa muaj më parë një sulm në rrugët e Athinës nga disa agresorë të panjohur. Lajmi u zbulua nga kreu i Institutit për Sportet Ndërkombëtare dhe Helenike, Giorgos Panagopoulos, përmes një rrëfimi të hënën në “Skai TV”.

Skouteris kishte informuar Panagopoulos dhe të dërguarin e FIFA’s nga Qipro në Athinë Costakis Koutsokoumnis, në lidhje me sulmin që kishte pësuar në rrugën “Kifissias Avenue”. Skouteris i kishte pranuar Panagopoulos se kishte frikë për jetën e tij dhe iu shmang çështjeve gjyqësore për rreth 6 muaj. Klima e presionit dhe terrorizmit në futbollin grek ka kulmuar me fjalët që arbitri i ndeshjes PAOK-AEK, Giorgos Kominis, raportohet të ketë thënë në dhomat e zhveshjes të Stadiumit Toumba, mbrëmjen e të dielës: “E kam mbyllur me arbitrimin. Kini mëshirë për mua, jam i frikësuar për jetën time, bashkëshortja ime është 7 muaj shtatzënë…”.

(Balkanweb)

Next Post
E përditësuar/ Ishin 655 kg kanabis në Tepelenë, në pranga babë e bir (Emrat)

E përditësuar/ Ishin 655 kg kanabis në Tepelenë, në pranga babë e bir (Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In