• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arbër Hajdari: Shqiptarët skeptikë për shkak të “monstrave të bamirësisë”

by A R
24/02/2017 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët për shqiptarët…Kështu quhet projekti i “Fundjavë Ndryshe”, një organizatë bamirësie që lindi në Tiranë, por e zgjeroi veprimtarinë e saj në gjithë vendin, duke i ardhur në ndihmë mijëra familjeve në nevojë, falë bamirësisë së bashkëatdhetarëve.

Në vetëm 13 muaj aktivitet, “Fundjavë Ndryshe” i ka ardhur në ndihmë plot 7800 familjeve në varfëri ekstreme ndërkohë 18 familje janë bërë me shtëpi pas ndërhyrjes së “Fundjavë Ndryshe” nëpërmjet fondeve të sigurara nga bamirësia e shqiptarëve.

Arbër Hajdari, nismëtari dhe Drejtori Ekzekutiv i “Fundjavë Ndryshe” rrëfen për JavaNews rrugëtimin e organizatës bamirëse, që nga krijimi e deri te projektet për të zgjeruar edhe më tej veprimtarinë për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve në nevojë jo vetëm në Shqipëri por edhe në trevat jashtë territorit.

 Arbër, ju jeni inciatori i një fondacioni bamirësie që po u vjen në ndihmë shumë njerëzve në nevojë. Si lindi kjo ide te ju?
 
Në një ditë feste vendosa që të kaloj drekën me disa fëmijë jetimë në nevojë. Kaluam disa orë me njëri tjetrin, ishte një dhimbje e madhe të shikoje ato fëmijë teksa diskutonin vaktin e ushqimit. Ishte pikërisht ajo ditë që mora nxitjen për të startuar me misionin “Fundjavë Ndryshe”.
 
A ishte e vështirë në mjedisin shqiptar për të sensibilizuar për ndihmë për njerëzit në nevojë, si ka ndryshuar kultura e bamirësisë në vendin tonë?
 
Shqiptarët janë skeptikë dhe kjo për shkak të monstrave që janë marrë apo meren me bamirësi në vendin tonë. Ndaj më duhej të mendoja diçka tjetër që ti bindja njerëzit se qëllimi i vetëm i ksaj nisme është ti vehemi në shërbim njerëzve në nevojë. I ftova të gjithë në Facebook duke i kërkuar të mernin ushqime dhe gjëra që nuk i përdornin më dhe ne do ti shoqëronim në një familje në nevojë. Shumë shpejt filluan reagimet e para duke përqafuar ktë nismë. Brënda disa javësh patëm një vrull njerëzish që na besuan si urë midis njerëzve në nevojë. Krijuam një ekip terreni dhe vullnetarisht të gjithë javën kërkonim familje në nevojë në të gjithë Tiranën. Fundjavë Ndryshe ka kryer një rol të veçantë në sensibilizimin e shoqërisë shqiptare drejt bamirësisë. Mund të them gjithashtu se ka një ndryshim pozitiv tek njerëzit drejt kuturës së bamirësisë.
 
A i janë bashkuar nismës suaj personazhe të jetës publike dhe asaj politike?
 
Nismës i janë bashkuar shumë personazhe publike, njerëz të medias, artit, kulturës, sportit.Për shkak se ne nuk duam që nisma jonë të politizohet, kemi pasur personazhe politik por aktiviteti tyre nuk është pasqyruar.
 
Ku është shtrirë gjeografikisht misioni i “Fundjavë Ndryshe”?
 
Fundjavë Ndryshe funksionon 100% vullnetarisht me një numër të madh të rinjsh në të gjithë Shqipërinë, plot 2500, gjeografikisht jemi të shtrirë në Tiranë, Shkodër, Pogradec, Fier,  Durrës, Dibër, Vlorë, Korcë.
 
Sa familjeve, apo sa personave në nevojë i ka ardhur në ndihmë fondacioni?
 
Synimi jonë është që familjet ti trajtojmë deri në dalje të varfërisë. Numërojmë plot 7800 familje në të gjithë vendin. Kemi ndërtuar 18 shtëpi në 13 muaj aktivitet. Kemi shërbyer si ndërmjetës për 37 bursa për fëmijët në nevojë. Gjithashtu numërohen dhe shume të mira të tjera materiale. Vlera totale e të mirave shkon në 1.650.000 Euro. Kjo është fuqia e shqiptarëve ndaj dhe projekti jonë quhet shqiptarët për shqiptarët.
 
Ju keni qenë edhe në  SHBA para pak kohësh kur morët edhe premtime për mbështetje, a do të zgjerohet edhe më tej veprimtaria e bamirësisë së “Fundjavë Ndryshe”?
 
Kam pranuar me kënaqësi ftesën nga Komuniteti shqiptaro-amerikan për të pasur një qëndër në Neë York, në mënyrë që shqiptarët e Diasporës të ndihmojnë përmes nismës Fundjavë Ndryshe. Bashkëpunimi me Komunitetin në SHBA po ecën mirë. Ne po iniciojmë qëndra në të gjithë vendet ku jetojnë Komunitetet shqiptare në botë. Së shpejti do të kemi Qëndra në (Gostivar, Maqedoni) (Prishtinë, Kosovë)(Londër, Britani e Madhe) (Tampa, Florida). Këto Qëndra janë pjesë e projektit Diaspora Ndryshe.
 
Nga ndihmat për shumë familje, a keni një histori të veçantë për të ndarë me lexuesit që ju ka bërë vërtetë krenarë për misionin e “Fundjavë Ndryshe”?
 
Ne meremi me familje të varfërisë ekstreme. Të gjitha historitë janë të dhimbshme por dua ta veçoj një prej tyre. Valbona Rizaj, vajza 13 vjeçare që jetonte në fshatin Lumarë të Mallakastrës.
 
Babai i saj nuk jetonte,nëna e saj ishte e paralizuar. Pas një jave fushate ne arritëm ti blinim Valbonës një shtëpi në qëndër të qytetit Ballsh.Kushtet që jetonte Valbona ishin të tmerrshme,për të shkuar në shkollë duheshin plot 2 orë. Ajo është një nxënëse e shkëlqyer edhe pse në mjerim. Për mendimin tim Valbona është një heroinë në kohët e sotme. Ne të gjithë ndihemi krenarë që arritëm ti sigurojmë Valbonës një jetë më të mirë. Kur bën bamirësi, minutat e jetës tënde marin tjetër vlerë ndaj i ftoj të gjithë të bëhen pjesë e nismës!
Next Post
Putin tregon objektivin: Duam ta stabilizojmë regjimin e Assadit

Putin tregon objektivin: Duam ta stabilizojmë regjimin e Assadit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

March 13, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

March 13, 2026
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

March 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët si heronj të heshtur të SPAK dhe viktima të merituara të tij

March 13, 2026
40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

March 13, 2026
Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

March 13, 2026
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

March 13, 2026
Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Rama, ‘valixhja diplomatike’ e ambasadores së SHBA dhe Berisha i ‘fikur’

March 13, 2026
I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In