• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Arbeni vinte në shtëpi kur vjehrri dhe vjehrra ishin në gjumë, kryem marrëdhënie…”

by Java News
29/01/2019 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Bastar i Mesëm në Tiranë, ku u vra me mjete të forta 34-vjeçari Arben Gjeci, Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës ka vendosur lënien në burg të autorit të krimit, Esat Cani.

Sipas burimeve nga prokuroria, 31-vjeçari nuk ka toleruar lidhjen e viktimës me motrën e tij, duke e masakruar me një levë hekuri. Ndërkaq, togat e zeza të kryeqytetit kanë vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” ndaj 20-vjeçares Elida Cani, e cila që prej disa muajsh ishte në një lidhje jashtëmartesore me viktimën, baba i tre fëmijëve. Gjithashtu, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe për 29-vjeçarin Dëfrim Kurti, bashkëshort i së resë, që u bë shkas për këtë ngjarje që tronditi banorët e zonës. Pas hetimeve të kryera dhe marrjes në pyetje të personave të përfshirë në këtë krim, prokuroria ka zbardhur kronologjinë e vrasjes së Arben Gjecit. Mësohet se Esat Cani, vëllai i shtetases Elida Cani, ka deklaruar se ka qenë ai, që e ka vrarë shoferin e furgonit të kësaj zone, duke e goditur me hekur në kokë.

“E godita, jo për ta vrarë, por që të vuante ca kohë dhe të mos të shkatërronte më tej martesën e motrës. E ruajta gjithë ditën Arbenin. E pashë furgonin e tij kur parkoi në lokal dhe piu kafe me kunatin tim, burrin e Elidës, pastaj të dy u larguan. Kunati iku në një lokal tjetër, ndërsa Arbeni u drejtua drejt shtëpisë së motrës. Arbenin e qëllova tri herë me levë pas koke dhe më pas u largova në shtëpi”, – ka thënë para hetuesve të çështjes, autori i vrasjes. Ndërkohë që motra e tij, Elida ka pranuar lidhjen me viktimën dhe është shprehur e penduar për gjithçka që ndodhi.“GSH” ka mundur të sigurojë dosjen e prokurorisë në lidhje me këtë ngjarje.

DËSHMIA E ELIDA CANIT

Fillimisht 20-vjeçarja nuk ka pranuar lidhjen jashtëmartesore me 34-vjeçarin, por më pas ajo ka treguar me detaje se si është lidhur me babain e 3 fëmijëve. “Nuk e pranova më herët se kisha lidhje me Arben Gjecin, pasi kisha frikë. Tani nuk kam se çfarë fsheh më. Kam pasur lidhje të fshehtë me Arbenin, që ka filluar disa muaj më parë. Atë natë e kishim lënë për t’u takuar. Burri nuk ishte në shtëpi, pasi ndodhej në lokal, ndërsa vjehrrin dhe vjehrrën i kishte zënë gjumi. Doja ta anuloja takimin, por Arbeni nuk pranoi dhe më kërkoi që të takoheshim. Vendi ku takoheshim ne të dy ishte një dhomë e veçuar nga shtëpia (shtëpia e burrit të saj). Pata merak se mos vinte burri, por ai më tha të rrija e qetë, sepse burri po pinte kafe. Kryem marrëdhënie dhe kur po vishej, më tregoi se kishte qenë i frikësuar gjithë ditën, pasi kishte pasur idenë që po e ndiqte dikush. Nuk pashë kush e qëlloi, por kur dola, pashë atë të përpëlitej në mes të pellgut me gjak. Mua më tha burri të fshija njollat e gjakut dhe unë i fshiva… jam penduar”.

DËSHMIA E AUTORIT ESAT CANI

31-vjeçari Esat Cani gjatë dëshmisë së tij është shprehur se dyshonte që Arben Gjeci ngacmonte ose nusen, ose motrën e tij, ndaj dhe kishte disa ditë që e ruante. “Kur u ktheva nga Greqia, ishim si pasagjerë në makinën që drejtonte Arbeni. Bashkë me mua ishte motra ime dhe e fejuara. Arbeni po sillej çuditshëm dhe unë aty dyshova se ai ishte lidhur ose me motrën time, ose me të fejuarën. Ditën e ngjarjes dola nga banesa dhe i thash babait se po iki në punë, kur po kaloja tek lokali pashë furgonin, por jo atë. Aty dyshova… shkova në shtëpi, mora një shufër hekuri dhe ika tek shtëpia e motrës dhe qëndrova pas kashtores. Nga ai pozicion pashë tek dera ku depërtonte drita një lëvize dhe pasi u hap dera, doli Arbeni. Ai më pa dhe filloi të qeshte me ironi. Unë e godita me hekur pas koke, dy a tri herë dhe ika qetësisht në shtëpi. Nuk doja ta vrisja, por ta rrihja që të vuante ca kohë”, është shprehur ndër të tjera autori i ngjarjes.

DËSHMIA E  DËFRIM KURTIT

“Më telefonoi Elida duke qarë dhe më tha hajde shpejt se kemi një burrë të gjakosur në shtëpi, dikush ka qëlluar Arben Gjecin. Pastaj më tha me mua ç’të duash, ai ishte tek unë… Kur shkova në shtëpi e pyeta nëse dinte gjë mami dhe babi dhe për shkak të fjalëve që mund të hapeshin në fshat, vendosëm që të tregonim skenarin që Arbeni ishte plagosur në rrugë dhe e nxorëm trupin jashtë banese”.

a.cupaj

Next Post
Sampaolit i vjen zëri:  “Messi shënon atëherë kur duhet’

'Më vendos nota', Messi zbulon kritikun e tij më të ashpër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In