• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arben Shehu ankohet në Kuvend: Institucionet, përfshirë Kryeministrinë i mbyllin derën KLSH 

by Os De
29/10/2025 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punonjësit e Kontrollit të Larë të Shtetit po pengohen nga institucionet për të kryer auditimet! Shqetësimin e ngriti kreu i KLSH, Arben Shehu në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Nismat Qytetare dhe atij të Ekonomisë, Punësimit dhe Financave. 

“Kemi auditime të cilat nuk kanë mundur të ecin në rrjedhën e duhur, në ritmin e duhur për shkak jo tonit po mosdhënies së aksesit nga institucionet. Veçanërisht kur kërkohet aksesi në sisteme. Sepse një pjesë e veprimeve në disa institucioneve kryhen në sistem. Mosdhënia e aksesit çon në pamundësi të kryerjes së auditimit”, u shpreh kreu i KLSH-së. 

Ndërkohë, Shehu adresoi edhe ankesa të punonjësve dhe ish-punonjësve të të KLSH-së se ishin gjendur para pamundësisë për të audituar punën e Kryeministrit, dhe iu referua një letër-ankese të dorëzuar në komision, ku kërkohej sipas tij, “suporti i Kuvendit për KLSH-në që të kishte mundësinë të auditonte punën e kryeministrit”. Kreu i KLSH pati një thirrje edhe për titullarët e institucioneve ndër më kryesoret në vend. 

“Pas shëndetësisë, hidrokarbureve që janë tepër të rëndësishme… vjen prona publike. Është shumë e rëndësishme për t’u theksuar se titullarët e institucioneve duhet të jenë të ndërgjegjshëm nga ana njerëzore dhe të përgjegjshëm konform ligjit”, deklaroi Shehu. 

Në komision u diskutua edhe çështja “Bankers Petroleum”. 

“Kompania e Bankers Petroleum i ka detyrime kompanisë Albpetrol 16 milion euro për zërin energji elektrike e pashlyer. Qëndron ky konstatim që ju keni bërë në raportin e auditimit për kompaninë Albpetrol apo jo?”, u shpreh deputeti Braçe. 

Përgjigja e Shehut ishte pa shumë argumente. 

“Është ekzakt ai që ju thatë i qëndrojmë në mënyrë të plotë konstatimit tuaj dhe ne kemi kryer ë veprimet e detyrueshme jo të nevojshme në raport me ligjin”, theksoi Shehu. 

Keqmenaxhim i të ardhurave, shpenzime jo efektive, mungesë regjistrimi të pasurive të paluajtshme, rrezik për tjetërsim pronash, largime të padrejta nga puna mos-monitorim i koncesioneve dhe probleme në konkurrencën nëpër tendera. Këto janë disa nga problematikat e identifikuara gjatë 159 auditimeve të kryera gjatë vitit të kaluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që janë shoqëruar me masa, e deri 13 kallëzime penale. 

Next Post
VIDEO/ Prekëse në Turqi, momenti kur 18-vjeçarja nxirret e gjallë nga shtëpia e shembur! Kërkime për prindërit…

VIDEO/ Prekëse në Turqi, momenti kur 18-vjeçarja nxirret e gjallë nga shtëpia e shembur! Kërkime për prindërit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In