Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani ka folur mbrëmjen e sotme për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Ai tha në “Open” se i vlerëson liderët duke u nisur nga parimet e mira.
Sipas Ristanit, kryedemokrati Basha është armiku i demokracisë dhe statutit të partisë, i cili sillet si një sundimtar mesjetar. Ndërsa për Ristanin, ish-kjryeministri Sali Berisha është ka mbajtur qëndrim në foltoret e tij.
Ristani: Kur flasim për liderët e mira është të nisemi nga parimet e mira. Në këto kushte unë vlerësoj nga parimet të cilat qëndrojnë. Kur vijmë tek Basha i cili është armik i demokracisë, sillet si një sundimtar mesjetar, kur Basha mund të ngjajë me të gjitha këto, jam i sigurt se i takon mesjetës. Duke u nis nga parimet, armiku i statutit dhe demokracisë është Basha. Amerikanët nuk kanë bërë ndonjë ndarje. Berisha ka mbajtur qëndrim në foltoret e tij.
/b.h