• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arben Ristani kërcënon gazetarin: Të var për gjuhe

by Java News
07/03/2016 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Ristani, sekretar i Përgjithshëm i PD-se dhe deputet i Kuvendit te Shqiperisë ka kërcënuar sot me vdekje gazetarin dhe botuesin e gazetës “Minerva” Nebil Çika.

Akti kriminal ka ndodhur sot rreth ores 11.00 ne oborrin e selisë qendrore te PD-se ne Tiranë, ne kafen brenda tij.

Ne prani te dhjetëra personave, midis tyre edhe drejtues te larte të PD-se, sekretari i Përgjithshëm Arben Risatni ka shkuar tek tavolina ku Çika pinte kafe me një mik dhe e kërcënuar atë me vdekje.

“Do te var për gjuhe. Do te bej atë qe nuk ta pjell mendja “ dhe një arsenal i tere fjalori kriminal, kane qene fjalët me te cilat numri dy i PD-se ka kërcënuar me vdekje gazetarin për rreth 5 minuta, shkruan Minerva, faqja që botohet pikërisht nga gazetari Çika.

Të pranishem kane qene edhe te paktën dy drejtues te larte te PD-se, kreu i këshilltarëve ne Bashkinë e Tiranes Leonard Olli dhe sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, te cilët nuk kane reaguar ne moment ndaj këtij skandali .

Akti kriminal ka shokuar te pranishmit, kryesisht drejtues, zyrtare e militante te PD-se, te pranishëm ne kafe .

Për kërcënimin nga gazetari Çika ka njoftuar me sms kreun e PD-se Lulzim Basha, por ende nuk ka marre një përgjigje apo ne qëndrim publik nga ai .

Botuesi gazetari dhe krejt redaksia e gazetës “Minerva” janë te tronditur nga akt krimin dhe ndjehen realisht te kërcënuar për jetën e tyre dhe te familjeve te tyre .

Akti kriminal i Ristanit është një kërcenim i madh për jetën e gazetarit, por edhe një goditje e rende për lirinë e fjalës dhe shtypit ne Shqipëri. Kërcënimi i Ristanit kishte te bënte me detyrën si gazetar te Nebil Cikës, me konkretisht me editorialin e sotëm te Minerva “ Pse nuk shkon dot ne Vlorë Arben Ristani?”. Ristani i ka kërkuar gazetarit Çika: “te mos shkruante me për te pasi për ketë arsye do t’i merrte jetën ne mënyrën me te keqe te mundshme “.

Redaksia e “Minerva” i ka bërë thirrje kreut te PD-se Lulzim Basha, liderit historik Sali Berisha, kryesisë se PD, Këshillit Kombëtar, grupit parlamentar dhe strukturave te tjera te distancohen nga akti kriminal i Arben Ristanit dhe te marrin masa për te dhe sjelljen e tij kriminale.

Stafi i Minerva i ka bërë thirrje organizatave te gazetareve dhe te mbrojtjes se te drejtave te njeriut te reagojnë ndaj këtij akti te dhunshëm kundër lirisë së shtypit nga përfaqësuesit e larte te politikes.

Tema

Next Post

Brenda marsit vendoset data dhe vendi i shenjtërimit të Nënës Terezës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In