Arben Ndoka ka hequr dorë nga mandati i deputetit, por jo nga ai i anëtarit të Partisë Socialiste. Ndoka është fotografuar në sallën e Pallatit të Kongreseve, si delegat i Qarkut të Lezhës. Ai hoqi dorë disa muaj më parë nga mandati i deputetit pas akuzave se ishte person me precedent penal. Këto akuza ai i ka hedhur poshtë vazhdimisht.