• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Arben Isarai: Ja cili është militanti në krye të sistemit të drejtësisë!

by
18/08/2015 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Isarai: Ja cili është militanti në krye të sistemit të drejtësisë!

Dje, Presidenti tha : “Nuk mund ta realizojnë dot në mënyrë të vërtetë reformën në drejtësi, militantët ekstremistë të politikës”. Është dhe ky një tjetër hap presidencial, nga “madhështorja” kushtetuese tek “qesharakja” politike.

Shkruhet zyrtarisht se karriera politike e zotit President, ka kaluar nëpër këto etapa:

  • në vitin 1991 anëtarësohet në Partinë Demokratike;
  • në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën;
  • në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike; • në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qëndrore të kësaj partie:
  • në korrik të vitit 2005, zgjidhet deputet në zonën elektorale 34, në Tiranë, si përfaqësues i Partisë Demokratike;
  • nga marsi 2007 – shtator 2009, mbajti portofolin e Ministrit të Brendshëm (PD); • nga shtatori 2009 – prill 2011, kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë (PD);
  • për t’u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm (PD), detyrë të cilën e mbajti deri në qershor të vitit 2012;
  • në 11qershor të vitit 2012, Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të PD­ së e zgjodhi me 73 vota (në 140 deputetë) në detyrën e Kreut të Shtetit.

Cili prej ekspertëve të reformës në drejtësi, të ofruar dhe mbikqyrur nga Kuvendi i Shqipërisë dhe partnerët ndërkombëtarë, gëzon një përqind të këtij militantizmi politik ? Asnjëri prej tyre. Opinioni publik është një termometër, me të cilin një President vazhdimisht duhet konsultuar.

Opinioni publik vendas dhe ndërkombëtar, njëzëri dhe pamëdyshje, kërkon drejtëpërdrejtë vetëm: “Reformë e thellw në drejtësi” ! “Pastroni drejtësinë” ! “Ata që abuzojnë dhe shkelin ligjin duhet të përballen me drejtësinë” ! “Të ketë vijë ndarëse midis prokuroreve dhe gjyqtarëve të ndershëm me ata të korruptuar” ! Tre vjet në krye të një sistemi drejtësie që lëngon nga korrupsioni dhe pandëshkueshmëria dhe nuk është rregjistruar asnjë një akt presidencial apo nismë, qoftë edhe personale në përmirësimin e situatës alarmante.

Më mirë të udhëheqësh një orë me drejtësi, se të bësh adhurim dhe vetmohim si militant politik, për tre vjet. Kjo është shumë e çuditshme. Krenohesh dhe ankohesh për atë që duhet të turpërohesh. Sot në Shqipërinë demokratike sipas Kushtetutës, askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për bindjet politike, akademike a filozofike, gjendjen arsimore e sociale si dhe përkatësinë prindërore. Sigurisht jetojmë në Shqipëri.

Por është koha, që pushtetarët të kenë besnikëri ndaj Shtetit gjithmonë dhe besnikëri ndaj Partisë vetëm kur ajo e meriton.

Next Post

Vijon operacioni antikanabis në Dukagjin. Asgjësohen 147 parcela me 17 890 rrënjë kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP kryeministrit Edi Rama

Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP kryeministrit Edi Rama

April 29, 2026
Mashtrimet nëpërmjet Call Center/ Të paktën 50 mln euro dëm qytetarëve evropianë, viktimat në 5 shtete! Si u zhdukën paratë nëpër bursa fiktive

Mashtrimet nëpërmjet Call Center/ Të paktën 50 mln euro dëm qytetarëve evropianë, viktimat në 5 shtete! Si u zhdukën paratë nëpër bursa fiktive

April 29, 2026
Mankthi i logos së PD- së

Mankthi i logos së PD- së

April 29, 2026
Telefonata Putin-Trump, presidenti rus propozon armëpushim të përkohshëm me Ukrainën më 9 maj

Telefonata Putin-Trump, presidenti rus propozon armëpushim të përkohshëm me Ukrainën më 9 maj

April 29, 2026
Komisariati i ri në Krujë, Hita: Fokus te lufta kundër kanabisit si dhe kapjen e personave në kërkim

Komisariati i ri në Krujë, Hita: Fokus te lufta kundër kanabisit si dhe kapjen e personave në kërkim

April 29, 2026
Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim në forum problematikat e Shqipërisë, kërcënojnë edhe sigurinë në rajon

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim në forum problematikat e Shqipërisë, kërcënojnë edhe sigurinë në rajon

April 29, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

Tentoi të fuste kanabis në burgun e Fushë-Krujës gjatë takimit me një të dënuar, gruaja ndalohet nga autoritetet

April 29, 2026
Shpimet zbulojnë prani gazi në Hidrovorin e Akërnisë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore nis verifikimet

Shpimet zbulojnë prani gazi në Hidrovorin e Akërnisë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore nis verifikimet

April 29, 2026
Diaspora shqiptare, e drejta e votës dhe domosdoshmëria e reformës zgjedhore në një perspektivë kushtetuese dhe europiane

Diaspora shqiptare, e drejta e votës dhe domosdoshmëria e reformës zgjedhore në një perspektivë kushtetuese dhe europiane

April 29, 2026
Gjysmëfinalet e UEFA Champions League, parashikimet e Superkompjuterit Opta

Gjysmëfinalet e UEFA Champions League, parashikimet e Superkompjuterit Opta

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In