• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arben Imami: Basha është i vendosur ta çoj PD-në nga humbja… në humbje!

by Java News
22/04/2018 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-themeluesi i PD-së, Arben Imami, me nota kritike, ka komentuar ndryshimet e fundit statutore që u vendosën në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë të PD –së. Sipas Imami, debati dhe idetë ishin një hap para, por mbledhja e KK një hap mbrapa. Ndër të tjera Imami, është ndalur edhe tek terri dhe mungesa e transparencës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

“Nëse nuk ka analizë dhe diskutim në organin më të lartë të partisë, atëherë çfarë mbetet përveç se drejtimit monokratik të partisë”, pyet ndër të tjera Imami. Më tej ish-ministri i Qeverisë Berisha ka treguar se cilat janë hapat që do të ndiqen më tej, me qëllim çlirimin e Partisë Demokratike.

« Hapat e mëtejshëm do të diktohen nga realitetet e ardhshme, e veçanësisht nga ato të pritshme, si dhe nga vendosmëria jonë për ta kthyer PD-në në partinë e madhe të opozitës, shpresën e vendit, partinë që rrëzoi diktaturën, integroi vendin në rrugën europiane, i dha një zhvillim ekonomik etj”, ka thënë Imami.

Intervista

Këshilli Kombëtar vulosi ndryshimet statutore, hap përpara apo çimentim i Lulzim Bashës?

Arben Imami: Në pikëpamje formale, statuti mbetet afërsisht ai që ishte. Pra as para, as mbrapa, në pikëpamje të zhvillimeve politike në PD. Kurse në kontekstin politik të debatit për vendosjen e rregullave më të mira të të bashkëjetesës në PD, të një kulture demokratike, të kritikës që ka mbizotëruar në PD veçanërisht vitin e fundit për rolin e kryetarit dhe të institucioneve brendapartiake, të bashkimit të PD-së së përçarë nga kryetari i saj, të fuqizimit mandej të opozitës dhe veprimit të saj politik kundrejt një qeverie të përfshirë në krim, grabitje, shkallmim të ekonomisë së vendit etj., ky ishte një hap mbrapa. Debati dhe idetë ishin një hap para, mbledhja e KK një hap mbrapa. Nga ana tjetër, nuk shoh ndonjë konsolidim. Përkundrazi, shoh mbyllje. Strukturat e mbyllura janë të përcaktuara për vetëshkatërrim dhe ky nuk është lajmi i mirë.

Komenti juaj për mungesën e analizës dhe bllokimin e fjalës së lirë në KK?

Arben Imami: Në KK u paraqitën dy propozime. Së pari, KK të bënte analizën e zgjedhjeve dhe gjendjessë partisë dhe rolit të saj në opozitën e dalë nga zgjedhjet e vitit 2017. KK nuk është mbledhur asnjëherë në katër vjet dhe do të ishte e arsyeshme që të shqyrtonte, madje ky është funksioni statutor i tij, punën e bërë. U votua: Nuk ka analizë!!! Së dyti u kërkua të hapej diskutim në parim për statutin, procedura normole e shqyrtimit. U votua, gjithashtu: Nuk ka diskutim!!!

Nëse nuk ka analizë dhe diskutim në organin më të lartë të partisë, atëherë çfarë mbetet përveç se drejtimit monokratik të partisë?

Ky është modeli i opozitës sot dhe qeverisë nesër, model i cili duhet t’i kundërvihet regjimit autokratik të kryeministrit Rama? Kësisoj opozita nuk jep shpresë, nuk bind se nuk është e të njëjtit model si qeveria. Por z. Basha duket i vendosur ta çojë partinë nga humbja në humbje.

Cilat janë hapat e mëtejshëm?

Arben Imami: Hapat e mëtejshëm do të diktohen nga realitetet e ardhshme, e veçanësisht nga ato të pritshme, si dhe nga vendosmëria jonë për ta kthyer PD-në në partinë e madhe të opozitës, shpresën e vendit, partinë që rrëzoi diktaturën, integroi vendin në rrugën europiane, i dha një zhvillim ekonomik etj.

Një parti të djathtë që i qëndron vlerave dhe traditës së saj dhe që gjithashtu është e aftë dhe e hapur për vetëkritikë e rinovim – por jo nga pozicioni dhe interesi i PS-së dhe platformës sorosiane për të djathtën shqiptare, një parti e aftë për t’iu përgjigjur problematikave të gjendjes së rëndë ku ndodhet vendi, një parti të shpresës se ky vend do të bëhet. Partia Demokratike do të ketë jetë më të gjatë se ky kryetar i saj. Intervistoi CNA.al

Next Post
Elbasan/ E vetëvarura vdes pasi mbërrin në spital

Tragjedi në Dropull, gruaja gjen burrin në banesë të varur me litar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kundër Netanyahu-t? I thotë “jo” planit të ri për Bregun Perëndimor

Trump kundër Netanyahu-t? I thotë “jo” planit të ri për Bregun Perëndimor

February 10, 2026

Qerelez dhe Molotovë

February 10, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike

February 10, 2026
Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

February 10, 2026
Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

February 10, 2026

“Çfarë idioti ndërkombëtar”, Rama sulmon prokurorin e ish-krerëve të UÇK (VIDEO)

February 10, 2026
“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

February 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Shkurt 2026

February 10, 2026
Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

February 10, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In