• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

I dashur kushuriri im, Agron…

by Arben Duka
15/03/2017 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I dashur Agron!

Të them të vërtetën gjithmonë ndihem ngushtë kur emri yt radhitet me emrat e Saliut, Lulit, Fatmirit dhe Dashamir Shehut. Ndihem ngushtë se të kam një mik shumë të afërt dhe se historia jote nuk ka asgjë të përbashkët me historinë e të tjerëve, aty në çadër.

Realisht dhe Fatmirin e kam një mik personal të lashtë, por ai ka qenë gjithnjë i rreshtuar në anën e keqe të historisë dhe mbetet miku më besnik i Sali Berishës, armikut më të madh të shqiptarëve, lirisë dhe demokracisë.

Unë e di, ndofta më mirë se shumë të tjerë, se nuk ka qenë asnjëherë dëshira jote të jesh aty ku je. Shkak i vajtjes aty është pa asnjë diskutim Edi Rama dhe shkaku i një qëndrimi kaq të gjatë në atë kamp është burrëria jote në mbajtjen e fjalës së dhënë.

Pavarësisht se baba Berisha të ka pagëzuar si “Duka i Krimit” unë e them me siguri matematike se ti je njeriu më i ndershëm i politikës shqiptare dhe një nga më të ndershmit e kombit. Nuk është faji yt që je në vendin e gabuar dhe jo në barrikadën që kemi qenë tok për më shumë se dhjetë vjet. Problemi është se dhe unë jam njeri i besës dhe i fjalës.

Të kam premtuar se do të votoj për Ty dhe biles kam bërë me vete dhe disa shokë të tjerë.

Po kam shumë frikë se do më detyrosh të mos e mbaj fjalën e dhënë. Fakti që ti u çregjistrove nga KQZ-ja për zgjedhjet e 18 Qershorit dhe ideja e bojkotit është sunduese, më ka vënë në pozitë të vështirë. Nëse emri jot nuk do të jetë në fletën e votimit, unë nuk kam se si të të votoj dhe në pamje të parë duket sikur unë nuk po e mbaj fjalën e dhënë. Por unë jam qytetar i përgjegjshëm dhe do të votoj.

Nëse ti do më mungosh në fletën e votimit, unë do të votoj për atë që kemi votuar gjithnjë kur ishim bashkë. Nuk të këshilloj të shkëputesh nga të liqtë dhe të konkurrosh më vete, se e di mirë që kjo gjë nuk funksionon me një njeri të karakterit tënd të çeliktë. Ti je politikan karriere, je në një koalicion dhe nuk mund të bësh aventura.

Megjithatë nëse kthehesh përsëri në ring, unë do ta mbaj fjalën, i dashur kushëriri im Agron Duka.

Me dashuri, Arben Duka

Next Post
Problemet që Facebook i shkakton femrave me partnerët e tyre…

"Të hëngsha..." Pas refuzimit, shqiptari 20 vite më i madh e kërcënon në Facebook vajzën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

November 15, 2026
Liga e Kombeve/ Dy ndeshjet e radhës, tekniku Maran: Duam t’ua shpërblejmë tifozëve mbështetjen, golat e Shqipërisë i presim të gjithë!

Maran feston ngjitjen në Ligën B: Kemi vendosur rekord pikësh, kjo skuadër është rritur shumë

November 15, 2026
Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

November 15, 2026
Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

November 15, 2026
Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

November 15, 2026
Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

November 15, 2026
Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

November 15, 2026
Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

November 15, 2026
Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

November 15, 2026
Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

Dyfishohen detyrimet, “Supertaksa” për pronat e dyta e vilat, kush do paguajë më shumë?

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In