Të tjara largime janë firmosur në rangjet e larta të administratës, poste në të cilat pas marrëveshjes Rama-Basha para zgjedhjeve u vendosën disa zyrtarë ‘teknik’ të propozuar nga opozita. Bëhet fjalë për krerët e Drejtorisë së Burgjeve dhe Zyrës së regjistrimit të Pasurive të Palujtshme.
Drejtori teknik i Burgjeve Arjan Hoxha u shkarkua nga detyra. Ndëkorhë vendin e tij do ta zërë Arben Çuko, i cili për dy mandatet e fundit ka qenë deputet, anëtar i Komisionit të Sigurisë. Ai nuk ishte pjesë e listave këtë legjislaturë. Çuko në të shkuarën ka qenë edhe komandant i Gardës.
Po ashtu, u firmos edhe largimi i drejtorit teknik të ZRPP Arjan Bylykbashi. Ai do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Blerina Doraci. Më herët janë larguar edhe drejtuesit teknik të OSHEE dhe ALUIZN. Në këto detyra u rikthyen përkatësisht Ardian Çela dhe Artan Lame./a.m.