• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arben Çuko: Meta si President do lehtësonte rrugën e së majtës në pushtet

by Java News
16/09/2016 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘’Ilir Meta do më shkonte si president, do lehtësonte rrugën e së majtës në pushtet’’, kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Socialiste në emisionin ”45 minuta” të Denis Mingës në Report Tv. Çuko u shpreh se nëse PS dhe LSI bien dakort atëherë që sot Ilir Meta mund të bëhet president i vendit. Ai i ka të gjitha votat e nevojshme për të qenë në krye të vendit.

Ju do ju shkonte figura e Metës si president i vendit?
Do më shkonte fytyra e Metës si president. Ai do të lehtësonte le të themi rrugën e gjatë që ka përpara e majta në pushtet. Kjo varet nga vendimi i lidershipit i Ps -së dhe LSI-së .Nëse PS dhe LSI bien dakort ai i ka të gjitha votat për t’u bërë president.

Në çfarë kuptim do e lehtësonte të majtën?
Historia e Shqipërisë post moderne tregon që presidentët e majtë kanë qenë në lartësinë e duhur.

Ndërsa për sa i përket akuzave të PD-së për drogën, Çuko është shprehur se akuzat e opozitës po bëhen thjesht për të mbuluar humbjen e thellë që pësuan në Dibër në zgjedhjet për kryetar bashkie ku fitues i kësaj gare doli Muharem Rama.

Intervista e plotë e Arben Çukos në Report Tv:  

Do doja ta nisim me kanabisin, goditja e kanabisit dhe Lazaritit ka qënë ndër me të suksesshme të ministrit Tahiri? Çfarë e bën një shqiptar të ketë guxim të mbjellë kanabis kur e di që do goditet?
Ky nuk është një fenomen që po e hasim sot apo dje. Ky fenomen është mbarëbotëror, por që në Shqipëri u shfaq pas ardhjes së demokracisë. Nuk besoj se në vitin 92 e njihte njeri kanabisin. Megjithatë nuk është ky thelbi i diskutimit. Unë e shikoj në dy rafshe. Njeri është politik. Vullneti i Ramës dhe Tahirit ka qenë një vullnet i hekurt, jo vetëm për Lazaratin që ishte një njollë jo vetëm për ne por edhe ndëkombëtarët. Lazarati ishte problem pra jo vetëm për ne por edhe ndërkombëtarët. Qeveria e mëparshme deklaronte se nuk kishte çfarë të bënte në Lazarat, por për pjesën tjetër të vendit e mbante të fshehur mbjellen e kanabisit.

Ju po thoni që mbjellja e kanabisit në kohën e Berishës?
326 hektarë kanë qenë të mbjella nga të cilat u asgjësuan vetëm 7%. Kjo luftë e opozitës që ka nisur dhe opozita ka arritur kulmin është për arsye tjëtër, jo vetëm për kanabisit. Ka pasur para 2013-ës sipërfaqe gjigande sipas tyre por nuk kanë pasur vullnet për ta asgjësuar. Por pas 2013-ës, në zhdukjen e asaj njolle ka pasur vullnet të plotë polititik për ta zhdukur kanabisit. Opozita e ka ndritur politikisht në majat e saj më të larta çështjen e kanabisit për të mbuluar humbjen e zgjedhjeve në Dibër. Por akoma më shumë, shkatërrimi i brendshëm i opozitës, pasi ata nuk kanë shpresë për në 2018-ës.

Ku e gjejnë guximin shqiptarët për të mbjellë hashash kur po goditen kaq shumë?
Kanabisi është njësoj siç janë shkeljet të tjera që bëjnë vepra penale. Në çdo vend është në natyrën njerëzore pasurimi në mënyrë të lehtë, jo vetëm në Shqipëri.

A i trembeni se të rinj mund të kthejnë në stil jetese, mbjelljen e hashashit?
Unë mendoj se jo. Unë i kam parë disa vende të kultivuara me kanabis vetëm avioni mund të shkonte. Më thuaj çfarë fenomeni i përhapur është bërë? Kanabisi është asgjësuar në vende të pa banuara që nuk mund të bëhen masive. Tokat janë pa pronar. Unë e kam parë më sytë e mi. Nëse policia nuk do të kishte marrë informacion në ato vend ka kanabis, nuk mund ta gjente aq thellë ishte mbjellë. As me avion nuk mund ta gjejë. Fakti që policia asgjëson çdo ditë janë zbuluar si rezultat i policisë italiane, Tahiri i ka bërë dyfshishimin për të zbuluar vendet me kanabis. Ata ende nuk kanë një raport se sa është sasia e mbjellur e kanabisit në gjithë vendin, por unë besoj se rezultatet janë positive. Nuk ekmi masivizim të kanabisit. Rama dhe Tahiri janë transparentë, çdo aksion të asgjësimit të kanabisit i kanë bërrë publike ëpr mediat.

Avioni në Ishëm, ju ka bërë përshtypje ajo zonë që ishte pa kontroll?
Ishmi është zonë e papulluar por mos të flasim teknikisht. Lufta e krimit dhe shtetit është një luftë e vazhdueshme. Ndonjëherë krimi me lekët e shumta përdor teknologji më të përpararua. Por në fund shteti fiton. Ngjarja në fjalë, në përgjithësi zonat fushure ku ka aktivitete bujqësore, të mekanizuara mund ta bësh një pistë 1km me mekanizëm bujqësor dhe nuk bie në sy të askujt. Këto janë procese bujqësore që i bëjnë të gjithë fermerët.

Për sa i përket çështjes së sigurisë, a është kaq e lehtë të hysh në Shqipëri?
Njësoj e lehtë është të hysh në Shqipëri, në Itali , Angli, Gjermani. Njësoj është në të gjitha vendet. Për sa i përket Shqipërisë si rezultat i kostos së lartë të radarëve të Natos, ushtria jonë akoma nuk i ka blerë. Ushtria jonë i ka radarët akoma të vititt 1963. Mbrojtja më e mirë kundërajrore nuk mundet dot që të zbulojë një avion në 10 metër.

Kjo që ndodhi a tregon se jemi të cënueshëm për sa i përket çështjes së sigurisë kombëtare?
Nuk kemi të bëjmë me cënim të sigurisë kombëtare. Këtu është cënim i sigurisë publike. Lufta e shtetit, e organizmave të caktuar është e përdistshme, e vazhdueshme.

Keni pasur një kontakt me ministrin Tahirin?
Jo nuk kam pasur kontakt me Tahirin pasi sot ishim në festën e Pezës. Nuk e prishi festën pasi kjo është një luftë e vazhdueshme kundër çdo lloj kriminaliteti.

A ka një përplasje mes Prokurorisë dh eTahirit? PD e akuzon prej kohësh?
Kjo nuk është e fundit herë që PD-së akuzon Tahrin. Që kur u vendos Tahiri ministër, PD  e ka akuzuar përditë. Nga e kundërta që ka bërë një organizatë e huaj që ka publikuar një raport ku tregon që populli beson është policinë e shtetit. Si mundet që Tahiri të jetë kryebanditi? Përplasja mund të jetë për shkak të ndasive që ka ministria e Brendshme dhe Prokuroria për çështjet kriminale. Sistemi drejtësisë siç dihet është i kalbur.

Është folur se do ketë arrestime në bazë të dëshmishë të shtetasit Italian?
Unë shpresoj të ketë arrestime, kushdoqofshin. Por unë nuk kam informacion për emrat.

Drejtësia ndaj Refformato është treguar i ashpër, kjo çështje nuk mund t’i mohoet?
Drejtësia veproi drejtë edhe për shkak të zhurmës që u krijua. Nuk ka pse drejtësia të jetë e ndikuar nga War Dog.

A e mendoni se e ka tejkaluar zoti Rama duke etitulluar ish-kryministrin War Dog?
Jo nuk mendoj, ku qëndron fyerja?Çfarë ishte fyerja?Ai thjesht përmendi emrin e një filmi që po transmetohet në kinematë shqiptare.

Çfarë bëtë që fituat kaq thellë në Dibër?
Ne thjesht caktuam një njeri të mrekullueshëm në Dibër. Ne e trajtuam si çështje të rëndësishme. Zotin Shehu nuk e njoh, mund të jetë njeri shume i mirë. Por trajtimi nga ana e Lulzim Bashës ishte dështimi më i madh i këtyre zgjedhjeve. Votat e dibranëve treguan që Lulzim Basha nuk është i aftë të qeverisë këtë vend as në 2017-ën. Faktori i dytë, ishte sjellja shumë vulgare. U dhunua administratoro i Partisë Socialiste.

Dua t’ju pyes për aletatët që LSI nuk ka bërë fushatë për ju por LSI ka bërë fushatë për ju?
Është e vërtetë që disa zona të caktuara, në 3 komuna PDIU kishte fuqi elektorale, gjë që nuk mund të themi se i dha fitoren Muharrem Ramës. Arsyet që na çuan në fitore ishte kandidati ynë i shkëlqyer dhe sjellja e ulët e kandidatëve.

Përse keni hezitim për të thënë sërish koalicionin e 2017-ës?
Ne akoma jemi në fazë kalkulimesh. Nuk ka ardhur akoma viti i zgjedhjeve.

Ju do ju shkonte figura e Metës si president i vendit?
Do më shkonte si president. Ai do të lehtësonte le të themi rrugën e gjatë që ka përpara e majta. Kjo varet nga vendimi i lidershipit i Ps -së dhe LSI-së . Nëse PS dhe LSI bien dakort ai i ka të gjitha votat për t’u bërë president.

Në çfarë kuptim do e lehtësonte të majtën?
Historia e Shqipërisë post moderne tregon që presidentët e majtë kanë qenë në lartësinë e duhur.

Next Post
Malësi e Madhe, bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 56 vjeçari

Të shtëna me armë në Levan, 3 shtetas romë konfliktohen mes tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In